|E premte, Shkurt 23, 2018

Margarita Hack trashëgimi familjes Gjergo . 

157256_1Pas publikimit të historisë së shkencaret italiane Margherita Hack, e cila i ka lënë në trashëgimni kujdestares së saj shqiptare Tatjiana Gjergo të gjithë pasurinë duke ngritur edhe dyshime për vërtetësinë e testamentit, është shprehur vetë Gjergo, duke theksuar se ajo nuk ishte thjesht një kujdestare por një anëtare e familjes.

Tatjana Gjergo 59 vjeçare shkruan për herë të parë nga SHBA duke thënë: “Faleminderit që keni kërkuar edhe opinionin tim për këtë çështje, pasi e vërteta është se imazhi i krijuar për mua është i gabuar. Unë nuk isha thejsht kujdestaria e tyre por isha një anëtare e familjes.

E njihja Margeritën qëkur vajza ime Eda ka qenë 10 vjeç. Eda ka patur pasion për shkencën dhe i ka  shkruar Margheritës për ta pyetur rreth disa gjërave dhe ajo i është përgjigjur. Përpara se të hynim në shtëpinë e saj kishim një marrëdhënie miqësie të mrekullueshme.

Një tjetër detaj mjaft interesanti i kësaj historie është edhe publikimi i librit të vajzës së Tatjana Gjergos, Edës me shkenctaren Margherita Hack. Një nxënëse kureshtare dhe një shkenctare me pasionin për yjet, kështu lindi edhe libri “Kështu flasin yjet”. Një bashkëbisedim mes pyetjeve të Edës dhe përgjigjeve të Margarita Hack, që duke nisur nga eksperiencat e saj e shoqëron nxënësen drejt mistereve të universit.

Tatjana e lindur dhe e rritur në Shqipëri arriti në Itali në vitin 1991 me një nga gomonet e shumta të cilat vinin asokohe në Itali. Ajo theksoi se nuk ishte vetëm një kujdestare por më shumë më tepër një mike mjaft e ngushtë e shkencatarës ekstroverse dhe të bashkëshortit të saj Aldo De Rosa në vitet e tyre të fundit të jetës dhe në këtë mënyrë e konsideronte veten ajo.

Dhe për këtë arsye askush nuk duhej të ishte habitur me pjesën e vendosjes së Tatjanës si pjesë e testamentit të saj. Por pesë ditë pas vdekjes së saj bashkëshorti vendosi firmën e tij në një tjetër version duke u bërë ajo trashëgimtarja e gjithçkaje.

“Sa i përket testamentit mund të them vetëm që çdo gjë e kam vendosur në duart e specialistëve më të mirë dhe të paanshëm. Tashmë ndodhem në SHBA dhe nga trashëgimia ime nuk kam marrë asgjë deri në momentin kur u largova nga Italia.” Për dyshimet rreth vërtetësisë së testamentit Tatjana është shprehur se nuk do ta lërë me kaq për shkak të prishjes së imazhit të saj. Ndërkohë vijojnë dyshimet dhe aludimet se profesori De Rosa  nuk mund të ketë ndryshuar vullnetin e bashkëshortes së tij në kaq pak kohë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plaka dhuron spektakël në diskotekë (video)

Në një diskotekë në Spille...

Close