|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Marijuana, kendojne Live, prangosen Live. 

markopoulos_panayiotis     Sarande – Dy këngëtarë grekë të ftuar për të kënduar në lokalet me muzikë të Sarandës, në fundjavë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës në kthim për në Greqi me 63.5 kilogramë marijuanë, për ta trafikuar në drejtim të shtetit helen.

Policia e Gjirokastrës raportoi arrestimin e 27-vjeçarit Panajotis Markopulos dhe 30-vjeçares Anastasia Vogiatzi, pasi me automjetin e tyre tip Seat me targa IPP 3885, në një vend të fshehtë u gjet droga e ndarë në 95 pako.

Nuk dihet nëse dy këngëtarët e njohur në vendlindjen e tyre, të kenë patur për objekt trafikimin e mirëfilltë të drogës duke e blerë atë në Shqipëri, apo ajo ka qenë pjesë e pagesës së tyre për netët që kanë kënduar në Sarandë.

image1296219713Dy këngëtarët kishin hyrë në territorin shqiptar nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, dhe kanë tentuar të dalin bashkë me sasinë e drogës të fshehur në makinë paraditen e të dielës.

Markopulos dhe Vogiatzi vetëm javën e kaluar kanë hyrë dy herë në Shqipëri për të performuar në lokalet me muzikë në Sarandë dhe Gjirokastër.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në 24 orë policia arreston 2 shtetas, 1 e shpall në kërkim

Fier - Lushnje - Policia ka vënë në pranga dy shtetas një  e kanë shpallur në kërkim dhe një shtetase...

Close