|E martë, Dhjetor 12, 2017

Martohet Lorik Cana, dasma ne Itali. 

d34780ca56190fcf77e49d78e1eec092    Itali – Kapiteni kuqezi martohet në një ceremoni private të organizuar buzë detit të romanjol në Itali

Lorik Cana dhe Monika kanë shkëmbyer unazat të dielën në Romë në ceremoninë familjare. Dasma do të zhvillohet më 27 qershor 2014 në mbrëmje në lokalin “Emerald” në hyrje të Prishtinës ku priten të jenë të ftuar mbi 400 cifte.

Kështu më në fund e bukura italiane, Monika dhe Loriku janë martuar. Bashkimi mes futbollistit shqiptar dhe të fejuarës romane, ishte faktikisht deklaruar muaj më parë.

Shampanjë për zonjën Cana, fustani i bardhë me një kurriz të gjithin të zbuluar, me një pjesë fundore shumë të gjatë. Ndërkohë që mbrojtësi i lacios kishte veshur një kostum të zi. Një skenar i jashtëzakonshëm i një ceremonie të organizuar me pamje nga deti dhe një “Po” e madhe pa asnjë hezitim. E ardhmja e Lorik Canës tanimë është e sigurt të paktën në jetën private.

Mbrojtësi lacian pasi ka marrë leje tek drejtuesit e kombëtares shqiptare për ndeshjen me San Marinon ka thënë po.
“Martesa? Mendoj se është një rrugë që kalojnë të gjithë. Nëse je i dashuruar, je i lumtur. Jam shumë i kënaqur dhe të ardhmen e shoh me shumë pozitivitet, për mua dhe familjen time. Shpresoj të vazhdojmë tek Lazio dhe më pas të shohim”, është shprehur Loriku ditë më parë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tragjedia e familjes shqiptare, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiakja

Itali - Ish-kryetarja e Bashkisë së Genoa¬s,...

Close