|E diel, Qershor 25, 2017

Masa të reja kundër ekstremizmit online 

Kompania amerikane Google, është zotuar të rrisë kushtet e sigurisë dhe kontrollit të informacionit online që ndihmon në përhapjen dhe nxitjen e ekstremizmit.

Sipas gjigandit teknologjik Google, informacioni që ka të bëjë me ekstremistët ka pasur katër herë më shumë klikime.

Google ka premtuar se do të ndjekë gjurmët e Facebook, duke vendosur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe shqyrtuar më shpejt të dhënat në lidhje me ekstremistët.

Për “YouTube”, që është pjesë e Google, kjo do të thotë nxitjen e zhvillimit të sistemit të automatizuar i cili zbulon videot që përmbajnë propagandë terroriste dhe personat që hyjnë në këtë faqe, do të identifikohen direkt nga sistemi, të dhëna të cilat do të raportohen për ati-terrorizmit.

“Google dhe YouTube janë të angazhuar të jenë pjesë e kësaj zgjidhjeje. Ne po bashkëpunojmë me qeverinë, me grupet e zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile për të trajtuar problemin e ekstremizmit të dhunshëm në internet. Nuk duhet të ketë vend për informacione terroriste në shërbimet tona”, shprehen zyrtarë të Google.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia, 2 në pranga, 5 në hetim të lirë dhe 2 në kërkim.

    Fier - Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen/ndalohen 2 shtetas, 2 shpallen në kërkim dhe procedohen...

Close