|E diel, Dhjetor 17, 2017

MASH mësuesit me mbi 20 vjet pune nuk do të testohen . 

Ministria-e-ArsimitVendimi – Mësuesit që kanë mbi 20 vjet përvojë pune në arsim nuk do të marrin pjesë në testin e kualifikimit, në muajin maj

Shkaku – Kjo, pasi arsimtarët që kanë 20 apo më shumë vite pune në fushën e arsimit, cilësohen si kategoria e tretë “Mësues mjeshtër”

Kategoritë – Provimin do ta zhvillojnë mësuesit e rij, “Mësuesit e kualifikuar”, 5 vjet punë; “Mësuesit specialistë” me 10 vjet punë

Ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit është treguar më e arsyeshme për sa u takon procedurave dhe mësuesve që duhet ose jo të marrin pjesë në provimin, që do të zhvillohet në muajin maj, për vlerësimin e performancës së arsimtarëve. Me qëllim vlerësimin e shkallës së kualifikimit të mësuesve, për të pasur një panoramë të qartë të nivelit të tyre në nivel kombëtar, por edhe për të mos “ndëshkuar” mësuesit, por duke marrë në konsideratë përvojën e tyre të vyer në arsim, MAS ka vendosur që të mos përfshijë në testim mësuesit që kanë mbi 20 vjet përvojë pune në fushën e arsimit. Kjo, pasi arsimtarët që kanë 20 apo më shumë vite që ushtrojnë profesionin e mësuesit, cilësohen si kategoria e tretë “Mësues mjeshtër”, për rrjedhojë testimi i tyre është konsideruar krejtësisht i panevojshëm. “Në udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit, që pritet të bëhet publik së shpejti, mësuesit me mbi 20 vjet përvojë pune në arsim janë kategori që do të përjashtohen nga zhvillimi i provimit të Ministrisë së Arsimit, për vlerësimin e shkallës së kualifikimit. Shkak për marrjen e këtij vendimi është titulli që ato mbajnë për shkak të gjithë këtyre viteve përvojë pune”, sqarojnë burime në Ministrinë e Arsimit. Sipas ligjit në fuqi, kategoritë e kualifikimit të mësuesve janë tre: “Mësues i kualifikuar” (5 vjet punë), “Mësues specialist” (10 vjet punë), “Mësues mjeshtër” (20 vjet punë).

Rreth një javë më parë, specialistët e Ministrisë së Arsimit bënë me dije për gazetën “Shqip” se reformimi i sistemit aktual arsimor në vendin tonë kërkon shumë punë dhe se nuk mund të përfundojë me shkarkimet e mësuesve jashtë profilit apo pa arsimin përkatës, për këtë arsye, në maj, do të zhvillohet provimi që do të vlerësojë njohuritë e tyre, por që nuk ka kurrsesi për qëllim të shkarkojë arsimtarët, pavarësisht rezultateve të tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm që problemi i sistemit tonë arsimor nuk ishin vetëm mësuesit jashtë profilit apo mësuesit, për të cilët u morën të gjitha masat në përputhje me ligjin e arsimit, në muajin dhjetor. Por, problemi janë edhe mësuesit me shkollën përkatëse, në profilin përkatës, por që nuk janë në lartësinë e profesionalizmit të kërkuar e të dëshiruar nga të gjithë ne. Për këtë arsye, deri në fund të muajit maj do të testohen dhe certifikohen të gjithë mësuesit në sistem”, sqaruan disa ditë më parë burime në Ministrinë e Arsimit. Sipas tyre, provimi që do të zhvillohet në muajin maj do të vlerësojë performancën, shkallën e profesionalizmit dhe kualifikimin e tyre, por nuk ka qëllim të shkarkojë askënd, asnjë prej mësuesve, qoftë edhe atë me rezultatet më të dobëta. “Provimi që do të zhvillohet në maj do të vlerësojë kualifikimin e arsimtarëve dhe do të përcaktojë nivelin e njohurive të tyre, për të pasur një panoramë të përgjithshme të situatës ku ndodhen mësuesit, që janë pjesë e sistemit të arsimit, prej vitesh apo kohët e fundit. Ky lloj testimi do të na njohë me fushat ku mësuesit nuk kanë njohuri të mira apo të mjaftueshme, në mënyrë që MAS me programet e saj të ndërhyjë për të ofruar kualifikim sipas fushës ku mësues të caktuar kanë nevojë. Pra, kjo bëhet vetëm për t’u ardhur në ndihmë arsimtarëve, më pas nxënësve dhe gjithë sistemit”, thonë të njëjtat burime. Ndërkohë, mësohet se një tjetër hap i rëndësishëm, në kuadër të reformës në arsim, është testimi i drejtorëve të shkollave, që gjithashtu do të zhvillohet brenda këtij viti, pas muajit maj, ndonëse nuk dihet ende me siguri afati i zhvillimit të tij. Zyrtarisht mësohet se në nivel kombëtar numërohen 1726 drejtorë të 1340 shkollave 9-vjeçare dhe 386 shkolla të mesme në të gjithë vendin, të cilët do t’i nënshtrohen provimit, jo vetëm për t’u njohur me zhvillimin e tyre profesional, por edhe me aftësitë e tyre menaxheriale. Kjo, pasi siç premtoi edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, së shpejti do të hapet një shkollë e veçantë, për postin drejtor.

alb365.com/shqip

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Deportohen 2000 shqiptare

Gjermani - Plot 2000 shtetas shqiptarë janë...

Close