|E hënë, Gusht 21, 2017

Mashtrimi me punësimet në burg/ MD-se kërkon hetim për dy kandidatë të LSI 

Ministria e Drejtësisë zbardh detajet e hetimit administrativ lidhur me rrethanat mbi procesin e rekrutimit fiktiv të stafit të IEVP Shkodër.

Gjithashtu ka urdhëruar kallëzimin në Prokurori të ish-drejtuesve dhe nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, si dhe pezullimin apo shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga detyra

Gjithashtu ministri  kërkon hetim penal ndaj z. Ardit Hotaj, me funksion politik – Koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputet për Qarkun Shkodër z. Agron Çela dhe z. Dritan Ylli në këtë proces.

Skema e mashtrimit dhe sqarimi i Ministrise 
“Nëpërmjet një procesi të rremë dhe të paligjshëm, ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë përfshirë në një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke krijuar perceptimin e gabuar se janë punësuar në IEVP Shkodër, që pritet të hapet në muajt në vijim, apo se ata janë në proces emërimi”

Ministria e Drejtësisë sqaron se nuk është kryer asnjë pranim apo punësim në IEVP Shkodër. Çdo premtim apo deklarim lidhur me këtë çështje është mashtrim për qëllime elektorale. Urdhri me nr. 297/2 Prot., datë 24.05.2017, është pjesë e një skeme mashtrimi të qytetarëve, nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe nuk rezulton të jetë protokolluar ndonjëherë rregullisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ai është prodhuar dhe shfaqur në mediat lokale të qytetit të Shkodrës, për të krijuar perceptimin e rremë se qytetarët po punësohen, duke e përdorur këtë proces për qëllime të përfitimit të padrejtë politik në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Qershor 2017.

Ministria e Drejtësisë informon të gjithë personat që u është deklaruar se janë punësuar në IEVP Shkodër, se janë mashtruar dhe duhet të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për vënien përpara përgjegjësi penale të personave përgjegjës të kësaj skeme mashtrimi.

Pas hetimit administrativ, Ministri Bardhi urdhëroi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve që të bëjë menjëherë kallëzimin penal të këtij rasti në organin e Prokurorisë dhe në Policinë e Shtetit, si dhe të pezullojë apo shkarkojë nga detyra të gjithë nëpunësit përgjegjës.

Gjithashtu,Ministri Bardhi pasi është njohur me deklarimet në media të z. Ardit Hotaj, me funksion politik, koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Malësinë e Madhe, si dhe me spotin televiziv të shfaqur në një media lokale, ku evidentohet roli i kandidatit për deputet z. Agron Çela në këtë proces, i ka kërkuar organit të Prokurorisë hetimin e tyre për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Për të njëjtën arsye, është referuar në prokurori edhe kandidati për deputet z. Dritan Ylli, i cili në një prononcim në media, ka deklaruar se punësimi është i rregullt dhe fituesit janë shpallur në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, fakt që është i pavërtetë. Për pasojë, këta shtetas, nëpërmjet veprimeve apo deklarimeve të tyre, dyshohen se kanë luajtur rol në krijimin e perceptimit të rremë tek qytetarët për punësimin e tyre në IEVP Shkodër, në këmbim të mbështetjes për një forcë të caktuar politike.

Ministria e Drejtësisë thotë se procesi i rekrutimit të stafit të IEVP Shkodër, do të nisë ligjërisht pasi të jenë përfunduar punimet në këtë institucion.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Patrulla antiterror në kufi me Kosovën

Mali i Zi - Mali i Zi ka vendosur njësitë antiterror në kufi me Kosovën. Vendosje e tyre është bërë...

Close