|E hënë, Korrik 24, 2017

Mashtruesit me te medhenj ne bote. 

Njeriu, i cili falsifikoi ekuivalentin e tre miliardë sterlinash në një komplot nazist për të përmbysur ekonominë britanike gjatë Luftës II Botërore, ka qenë i ftuar nga Banka e Anglisë, për të inspektuar një prej kartëmonedhave që ka falsifikuar.

Adolf Burger, 91 vjeç, një hebre sllovak, i cili u detyrua të kryente falsifikime thuajse perfekte në një kamp përqendrimi, pasi e inspektoi nga afër bankënotën e pranoi se e kishte falsifikuar ai.
Adolf Burger, falsifikatori i parë i ftuar në një bankë, tha për gazetën britanike “The Times” se ai dhe të burgosurit e tjerë i kishin shënjuar bankënotat e falsifikuara në një mënyrë që shpresonin se do ishte e dallueshme për Bankën e Anglisë, por s’do vihej re nga nazistet
Burger ndihmoi për krijimin e 135 milionë stërlinash false, sot ekuivalente me tre miliardë sterlina. Agjentët gjermanë i futën në gjithë Evropën dhe kishte plane për të stabilizuar paundin.
Tipografi, gruaja e të cilit, Gisela u ekzekutua në dhomat e gazit në Birkenau, i mbijetoi Auzhvicit dhe Birkenaut përpara se të dërgohej në Sashenshausen për të falsifikuar. Aty bashkë me një grup të dënuarësh të tjerë ishin të detyruar të falsifikonin bankënotat.
Historia u adoptua për krijimin e filmit “The counterfeiters” dhe fitoi çmim “Oscar” si filmi më i mirë i huaj vitin e kaluar. Falsifikatorët dhe mashtruesit janë kthyer shpesh herë subjekt filmash, duke paraqitur skenare interesante.

Victor Lustig njeriu që shiti kullën “Eiffel”
Victor Lustingvictor-lustig është mbajtur si një nga marifetçinjtë më të talentuar që ka jetuar ndonjëherë. Ai jetoi në vitet 1890-1947 dhe mashtrimi i tij i parë ishte shitja e një makinerie për shtypjen e parave që nuk punonte për 30 mijë dollarë.
Në vitin 1925, ideja madhështore e tij për të shitur kullën “Eiffel” i erdhi ndërsa lexonte një gazetë. Në artikull diskutoheshin problemet që ishin krijuar për qytetin për të mirëmbajtur kullën e famshme. Kështu ai u prezantua si një zyrtar i qeverisë dhe u dërgoi gjashtë biznesmenëve të hekurit një ftesë për të diskutuar mbi një çështje të madhe biznesi.
Lusting iu tha biznesmenëve që riparimi i kullës “Eiffel” ishte aq i vështirë saqë qyteti nuk mund ta përballonte më, ndaj do të shitej për hekur.
Kështu ai ia shiti kullën “Eiffel” njërit prej biznesmenëve dhe mori një tren për Vjenë me valixhen plot me para të thata. Blerësi ishte aq i poshtëruar nga mashtrimi, saqë i vinte turp që të ankohej edhe në polici.
Më vonë, Lusting e bindi mafiozin e njohur Al Capone, për të investuar 40 mijë dollarë në një punë. Ai i mbajti paratë e Capone-s në një arkë depozite për dy muaj dhe pastaj ia ktheu atij, duke i thënë se biznesi kishte dështuar.
Capone-s i bëri përshtypje korrektesa e Lusting, ndaj i dhuroi atij 5 mijë dollarë. Për Lusting, kjo ishte ajo çfarë kishte parashikuar. Në vitin 1907, Lusting mbërriti në Shtetet e Bashkuara dhe atje bëri ca yçkla, por fati e braktisi. Ai u arrestua për falsifikim parash dhe u çua në burgun e famshëm Alcatraz

Christopher Rocancourt“Rockefelleri francez”
Christophe Thierry Rocancourt ishte një mashtrues që hiqej si artist, i cili kishte si objekt të veprimtarisë së tij pasanikët, duke u shtirur si një anëtar francez i familjes Rockefeller, një nga më të fuqishmet në botë.
Nëna e tij, në fakt kishte punuar si prostitutë dhe babai ishte një njeri i alkoolizuar, i cili e çoi Christopher në një jetimore kur ai ishte pesë vjeç.
Ai u arratis nga jetimorja dhe shkoi në Paris, ku stisi mashtrimin e tij të parë të madh: u shtir sikur ishte pronari i një prone, dhe më pas “e shiti” atë për 1.4 milionë dollarë.
Më pas ai shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku përdori të paktën duzina llagapesh. Në Los Angeles ai u shtir si një producent filmash, kampion boksi apo sipërmarrës kapitalist.
Ai thoshte se nëna e tij ishte Sophia Loren, apo se xhaxhallarët e tij ishin Oscar de la Renta dhe Dino de Laurentiis, dhe se kishte lidhje gjaku me njerëz të famshëm të ndryshëm. Ai u martua me modelen e Playboy-it, Pia Reyes, me të cilën pati një djalë që u quajt Zeus. Ai jetoi për një farë kohe me Mickey Rourke.
Në Kanada, Rocancourt shkroi një autobiografi në të cilën tallej me viktimat e tij. Në maj të vitit 2002, ai u ekstradua në New York. Ai u deklarua fajtor për 3 nga 11 akuza të ndryshme ku përfshihej vjedhja, kontrabanda, marrje ryshfeti dhe dhënia e dëshmive të rreme. Mashtrimet e tij “u vlerësuan” të paktën për 40 milionë dollarë.

Frank Abagnale falsifikatori i filmit “Më kap nëse mundesh”
Frank William Abagnale e shtriu “aktivitetin” e tij të mashtrimit për pesë vjet në vitet ’60. Ai lindi më 27 prill të vitit 1948 dhe mashtrimi i tij i parë ishte firmosja e çeqeve mbi llogarinë e tij, por tejet të ekzagjeruar. Më pas ai printoi vetë, pothuajse kopje perfekte të çeqeve.
Ai mblodhi mbi 40 mijë dollarë, duke printuar numrin e llogarisë në një lastër boshe të depozitës bankare, dhe iu shtoi atyre tufën me lastra reale në bankë. Për një periudhë dyvjeçare, Abagnale u maskua si një pilot “Frank Williams” për të bërë xhiro falas rreth e rrotull botës. Më vonë ai u shtir si pediatër për 11 muaj në spitalin e Georgia-s, nën emrin “Frank Williams”.
Ai gjithashtu falsifikoi diplomën e juristit të Universitetit të Harvardit, mori provimin e avokatit në Lousiana dhe zuri punë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Sthetit të Lousianës. Për 5 vjet ai punoi me 8 identitete të ndryshme, megjithëse përdorte më shumë para të thata se sa çeqe, ai kaloi mbi 2.5 milionë dollarë çeqe të falsifikuara në 26 vende.
Paratë i shpenzonte për t’u shoqëruar me stjuardesa, për të darkuar në restorante të shtrenjta, për t’u veshur me rroba firmato dhe për t’u përgatitur për mashtrimin e radhës. Filmi “Cathc me if you can” “Më kap nëse mundesh” është bazuar në eksperiencën e tij. Abagnale, aktualisht drejton “Shoqërinë Abagnale”, një kompani këshillimore financiare ndaj mashtrimeve.

Ferdinand Demara Mashtruesi i Madh
Ferdinand Waldo Demara njihet me pseudonimin “Mashtruesi i Madh”. Ai jetoi në vitet 1921-1982, duke u shtirur si shumë njerëz, që nga murgu deri tek kirurg e drejtor burgu. Ai u fut në ushtrinë amerikane në vitin 1941 dhe filloi “jetët” e tij të reja, duke i marrë borxh emrin shokut të tij të ushtrisë, Anthony Ignolia dhe duke u larguar.
Më pas shpiku vetëvrasjen e tij, vendosi një emër tjetër, Robert Linton French, dhe u bë një psikolog i orientuar nga feja. Por nuk pati shumë fat, ai u kap nga ushtria dhe u dënua me 18 muaj burg për dezertim. Më pas, ndryshoi shumë karriera pseudo-akademike.
Ai ishte, përveç të tjerave, një inxhinier, zëvendëssherif, asistent i drejtorit të burgut, psikolog, kirurg, avokat, ekspert për kujdesjen e fëmijëve, murg benediktian, kryeredaktor, studiues i sëmundjes së kancerit dhe mësues.
Një punë si kjo e fundit, e çoi në gjashtë muaj burg. Ai nuk kërkonte të mblidhte para me atë çfarë bënte, por thjesht respekt të përkohshëm. Akti i tij më i famshëm ishte kur u shtir si kirurgu Joseph Cyr në një anije kanadeze gjatë luftës koreane.
Ai ia doli të kryente operacione të suksesshme dhe uli numrin e infeksioneve, duke përdorur sasi të mëdha peniciline. Kjo funksionoi derisa nëna e doktorit të vërtetë Joseph Cyr e kuptoi dhe raportoi për të. Demara u kthye në SHBA, ai u bë frymëzimi i filmit të vitit 1960 “Mashtruesi i Madh” dhe vdiq në vitin 1982 si një meshtar baptist.

will-smith-hampton__1218209330_9800    David Hampton “djali” i Sidney Portier
David Hampton ishte një artist mashtrues. Ai lindi në vitin 1964 dhe vdiq në vitin 2003. Meqë s’kishte mundësi të fitonte një vend në “Studio 54”, ai u hoq si djali i aktorit të njohur zezak, Sidney Poitier, dhe papritur u shpall si njeri i famshëm.
Hampton e përdori “David Poitier”-in për të zhvatur vakte falas në restorante. Më pas ai iu qep të paktën një duzine njerëzve që ta linin atë të rrinte me ta në shtëpitë e tyre apo t’i jepnin para, përfshirë aktoren e njohur Melanie Griffith, Gary Sinise dhe Calvin Klein.
Disa prej tyre, ai u tha se ishte shoku i fëmijëve, disave se sapo kishte humbur avionin për në Los Angeles dhe se kishte gjithë bagazhet me të, dhe disave u tha se i kishin vjedhur gjithçka. Në vitin 1983, Hampton u arrestua dhe u dënua për mashtrimet e tij dhe u urdhërua të kthente 4.490 dollarët që u kishte marrë disa prej viktimave të tij.
Historia e tij u bë pjesë teatri dhe më vonë film, i titulluar “Gjashtë titujt e ndarjes”. David Hampton vdiq nga Sida në vitin 2003.

Milli Vanilli dueti që s’këndonte dot
Mund të jesh këngëtar i famshëm edhe pse s’di të këndosh. Kësaj radhe nuk po i referohemi eksperiencës shqiptare, por asaj botërore. Milli Vanilli, ishte një grup pop-i i përbërë prej Fab Morvan dhe Rob Pilatus, që u formuan në Gjermani në mes të viteve ’80.
Grupi e rriti audiencën e tij dhe në vitin 1988, fitoi dhe çmimin “Grammy” për “Artistët e rinj më të mirë” të viteve ’90. Por në të njëjtin vit, gjatë një performance “Live” të transmetuar nga MTV-ja, në parkun “Lake Compounce në Connencticut”, ndërsa ata kënduan këngën “Girl you know it’s true”, zëri i tyre ngjante si sikur dilte nga një fyt i ndryshkur, duke stonuar plotësisht dhe duke shënuar një nga momentet më të sikletshme dhe joprofesionale në historinë e muzikës.
Kështu e vërteta u zbulua: Milli Vanilli aktualisht është krijuar nga Frank Farian, me zërat e talentuar të këngëtarëve të tjerë dhe Morvan dhe Pilatus nuk kanë kënduar fare në disqe. Pas ngjarjes, çmimi “Grammy” iu hoq menjëherë dy këngëtarëve dhe të paktën 26 padi të ndryshme u mbushën nën akuza të mashtrimit dhe mbrojtjes së ligjit të konsumatorit kundër Pilatus, Morvan dhe Arista Records.

Cassie Chadwick vajza e paligjshme e Andrew Carnegie
Cassie Chadwick (1857-1907), është emri më i famshëm i një gruaje kanadeze të quajtur Elizabeth Bigley.
Në moshën 22-vjeçare, ajo u arrestua në Woodstock, Ontario, për falsifikim, por u la e lirë për shkak të gjendjes së saj mendore, që u konsiderua me probleme. Në vitin 1882 ajo u martua me Wallace Springsteen në Cleveland, Ohio. Bashkëshorti i saj e përzuri 11 ditë më pas sepse mori vesh të kaluarën e saj.
Në Cleveland, ajo u martua me doktor Chadwick. Në vitin 1897, Cassie filloi lojën e saj më të madhe e më të suksesshme, atë të vetëshpalljes si vajza e industrialistit, biznesmenit, filantropit të njohur skocezo-amerikan, Andrew Carnegie.
Ajo shpiku një pusullë ku i premtoheshin 2 milionë dollarë, ku falsifikoi firmën e Carnegie. Informacioni u përhap në tregjet financiare në Ohio-n veriore dhe bankat filluan të ofrojnë shërbimet e tyre. Për tetë vjet ajo përdori këtë lojë për të marrë hua, të cilat ishin nga 10 dollarë në 20 milionë.
Kur më vonë Carnegie u pyet për të, ai mohoi ta ketë njohur ndonjëherë. Skema falimentoi kur ajo u arrestua dhe gjyqi ishte një cirk mediatik. Ajo vdiq në burg.

Mary Baker princesha Caraboo nga ishulli Javasu
Në vitin 1817, një këpucar në Angli takoi një grua të re që dukej shumë e çorientuar, me rroba ekzotike, e cila fliste me një gjuhë që asnjë njeri s’mund ta kuptonte.
Njerëzit sollën shumë të huaj të cilët u përpoqën të komunikonin me të dhe zbulonin se në çfarë gjuhe të çuditshme po fliste zonja, derisa një marinar portugez “përktheu” historinë e saj: Ajo ishte princesha Caraboo nga ishulli Javasu në Oqeanin Indian.
Ajo ishte kapur nga piratët, më pas ishte vënë në një anije dhe kishte ardhur në breg. Për dhjetë javët e ardhshme, kjo përfaqësuese e mbretërisë ekzotike ishte një nga njerëzit e shquar më të preferuar të vendit. Ajo përdorte një hark dhe një shigjetë, notonte lakuriq dhe i lutej Zotit, të cilit i drejtohej Allah Tallah.
Ajo kërkonte rroba ekzotike dhe një portret i saj shfaqej në gazetat lokale. Por e vërteta doli: Ajo ishte një vajzë këpucari që quhej Mary Baker, nga Devon-i. Ajo kishte qenë një shërbëtore në vende të ndryshme të Anglisë, por nuk kishte gjetur një vend ku të rrinte.
Ajo kishte shpikur një gjuhë jashtë imagjinatës me fjalë ciganësh dhe kishte krijuar një karakter ekzotik. Ajo e vazhdoi rolin e saj në SHBA, Francë dhe Spanjë, por pa pasur të njëjtin sukses. Historia e saj u bë film në vitin 1994 me titullin “Princesha Caraboo”, skenari i të cilit u shkrua nga John Wells.

Wilhelm Voigt kapiteni i Köpenick-ut
Wilhelm Voigt (1849-1922), ishte një mashtrues gjerman i cili u shtir si një oficer ushtarak prusian në vitin 1906 dhe u bë i famshëm si kapiteni i Köpenick-ut. Në vitin 1906 ai bleu pjesë të uniformës së kapitenit dhe, njëherë në Kopenciks, ai shkoi në kazermat ushtarake vendase, ndaloi katër grenadierë dhe një kirurg ndërsa ktheheshin në kazermë, dhe u tha që të shkonin me të.
Të indoktrinuar për t’iu bindur oficerëve pa pyetje, ata e ndoqën. Ai arrestoi sekretarin Rosenkranz dhe majorin Georg Langerhans si të dyshuar për vjedhje librash dhe u konfiskoi atyre 4 mijë marka dhe 70 peni, me faturë sigurisht. Më pas ai komandoi dy karrocierë dhe u tha grenadirëve që të çonin majorin dhe Wiltberg në Berlin, që të merreshin në pyetje nga gjenerali Moltke.
Ai u tha rojeve që mbetën, që të qëndronin në vendet e tyre për gjysmë ore dhe më pas u largua nga stacioni i trenit. Atje veshi rrobat civile dhe iku pa rënë në sy. Voigt u arrestua dhe u dënua për katër vjet në burg për falsifikim, mashtrim dhe burgosje padrejtësisht të një oficeri. Megjithatë, opinioni publik ishte në anën e tij. German Kaiser Wilhelm II e fali.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shkon të vadisë e zë korenti 69 vjeçarin.

   Fier - Një 69 vjeçar nga Roskovecia ka shkuar që të vadisë tokën por ka ndërruar jetë pasi ka...

Close