|E hënë, Janar 23, 2017

Maskat dhunojnë 60-vjeçarin dhe i marrin lekët 

Korçë – Një grabitje ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku dy persona kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur një sasi parash.

Policia e Korçës sqaron se “rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z, 60 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta (pa probleme për jetën) dhe kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh.”

Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat,  nuk kanë qenë të armatosur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lideret europiane zgjidhin ngercin e BE-se ne varke.

    Bashkimi Europian është në ngrëç sa i përket presidentit të Komisionit Europian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është në në Stokholm në një mini-samit për të biseduar me drejtuesit e...

Close