|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Maskat grabisin fabrikën e miellit në Lushnje, merret kasaforta me miliona lek 

Lushnje – Persona me maska dhe me armë kan grabitur fabrikën e miellit që është në hyrje të Lushnjes.

Lajmi më parë njoftohet nga të afërm të pronarit të fabrikës miellit të cilët pohojnë se duke u gdhirë dita e djeshme persona me maska dhe armë zjarri kanë sulmuar rojen private të fabrikës, kan thyer derën e fabrikës kanë hyrë brenda ambienteve të saj e kanë marrë kasafortën e punës ku brenda saj ka pasur miliona lek. Po këto burime pohojnë se janë habitur me faktin se policia nuk ka dhënë asnjë njnoftim për median.

Nga ana e saj policia e Fier e kontaktuar e ka pohuar se për materiale të tilla njoftohet drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit e cila nxjerr edhe njoftimin për shtyp. Lajmi nuk hidhet poshtë nga policia Fier por për efekte të mos prishjes së hetimimeve nuk është bërë publik. Forca të policisë dhe sektorë të vecantë të saj janë fare pranë  zbulimit të autorëve të kësaj ngjarje e arrestimit të tyre.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: