|E premte, Dhjetor 15, 2017

Mattarella , presidenti i ri i Italisë . 

758a3389efb46e106c29158d84a48457_LItali – Sergio Mattarella është presidenti i 12 I Republikës së Italisë, një finish që është arritur mes vështirësive dhe që u duartrokit gjatë në sallën e Parlamentit në vendin e Apenineve.

Zyrtarizimi i tij u bë ende pa përfunduar votimi, pasi u kalua kuorumi i 505 votave të nevojshme për zgjedhjen.  Deputetët “e mëdhenj” italianë rifilluan votimin në turin e katërt të zgjedhjeve presidenciale, që e nxorri fitues gjykatësin e rezervuar Sergio Mattarella, i zgjedhur nga kryeministri Matteo Renzi.

Votimi filloi në orën 08:30 GMT, duke patur parasysh kohën e nevojshme për ardhjen e një mijë senatorëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të rajoneve në katër kabina votimi të vendosura në Dhomën e Deputetëve, më tej numërimin e fletëve të votimit.

Gjatë tre tureve të para të zhvilluara të enjten dhe të premten, nevojitej një shumicë prej dy të tretash dhe grupimet kryesore politike kishin bërë thirrje për t’i dorëzuar fletët e votimit të pavlefshme, një urdhër që ndiqet nga më tepër se 500 zgjedhës të mëdhenj në çdo tur.

Tashmë, një shumicë e thjeshtë prej 505 votash mjaftoi për t’u zgjedhur Mattarella President. Kreu i qeverisë, Matteo Renzi u bëri para procesit, thirrje zgjedhësve të tij të Partisë Demokrate (PD) dhe të tjerëve të  votonin për Mattarelën, për të arritur mbështetjen më të madhe të mundshme në interes të Italisë. Dhe kjo u arrit…

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Protestuesit – Komisionin e shpërndarjes së dëmshpërblimeve ta hetojë prokuroria (foto e video)

Fier - Banorët e Ferarsit protestojnë, komisionin...

Close