|E shtunë, Maj 27, 2017

Maturantë – Në 30 – 31 gusht aplikohet formulari A1 Z 

Më datat 30 dhe 31 gusht do të nisë aplikimi i formularit A1 Z. Në këto dy ditë  do të hapet sistemi Matura Online për regjistrime.

“Ata kandidatë, të cilët nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore, mund të regjistrohen në këto data, duke u paraqitur në shkollat përkatëse” informon ministria e Arsimit.

Kush e plotëson formularin A1Z   

Formulari A1Z plotësohet nga maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016 dhe kanë pasur detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Po ashtu edhe nga maturantët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS-it, rezulton se kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që do të quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi do të pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem.

Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, kandidati mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1Z. Kandidatët për të plotësuar Formularin A1Z duhet të paraqesin te mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla ku kanë dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve, duhet të ketë edhe këto të dhëna: a) Provimet e detyruara dhe vlerësimet e secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati; b) Provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mark Zuckerberg – Facebook shpalosë 360 gradë fotografi në mbarë botën (fotot)

Sot kemi filluar të shpalosim 360 gradë fotografi në mbarë botën përtej facebook. Këto janë të ngjashme me 360 video...

Close