|E shtunë, Tetor 21, 2017

Mbikqyrje elektronike për të dënuarit me arrest shtëpie. 

16-tetor-Mbledhje-Qeverie     Tiranë – Qeveria miratoi vendimin për shtrirjen e mbikëqyrjes elektronike në të gjithë territorin e vendit, të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor.

Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji.

Ja vendimi i plotë i Këshilit të Ministrave:

VENDIM PËR SHTRIRJEN E MBIKËQYRJES ELEKTRONIKE NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pika 2, e 21, pika 1, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fillimin e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, në kuptim pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”.
2. Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia arreston 6 shtetas

 Fier - Policia arreston në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale. Fier - Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën...

Close