|E shtunë, Prill 29, 2017

Mbrostari në protestë kundër impiantit të plehrave (video) 

Fier – Banorët e Mbrostarit kanë nisur protestat kundër ndërtimit të fabrikës së plehrave. Ata kanë akuzuar Bashkinë e Fierit se ka miratuar ndërtimin e kësaj fabrike vetëm 1.5 kilometra larg fshatit.

Banorët e zonës kanë kërcënuar se do të bllokojnë autostradën për të mos lejuar ndërtimin e kësaj fabrike që do të merret me përpunimin e plehrave.

“Të na sjellin dhe plehrat këtu. Si do të rriten këta fëmijë këtu. 1 kilometër e gjysëm larg dhe na mbytën plehrat. Kjo është vetëm protesta e parë dhe do të vazhdojmë. Do të bllokojmë autostradën”, tha një prej banorëve në protestë.

Një tjetër banor u shpreh se askush nuk i ka pyetur dhe këshilli i bashkisë e ka miratuar këtë projekt.

“Po na helmojnë fëmijët. Është vetëm 1.5 kilometër nga fshati ynë. Duan të bëjnë tre pika për plehrat në Mbrostar. E ka miratuar këshilli bashkiak i Fierit. Ne nuk dimë asnjë gjë”, janë shprehur banorët.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohen 4 shtetas në 24 orë https://t.co/AA0DzA7XXN https://t.co/Pw4PqWuJsg
11,357 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Takimi i liderëve asnjë sinjal pozitiv

Maqedoni - Ka përfunduar edhe takimi i radhës i katër liderëve të partive kryesore në Maqedoni, pa asnjë rezultat konkret....

Close