|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Mbrrin trupi i Erion Toros, viktima e tërmetit në Itali (foto e video) 

Fier – Mbrrin trupi i Erion Toros , viktima e termetit ne itali.

Familjaret e kan pritur trupin ne portin e Vlores dhe e kan sjelle pran baneses se tij ne fshatin Kurjan te Roskovecit. Trupi eshte shoqeruar nga familjaret e tij ne Itali por edhe ata qe shkuan nga Kurjani ne portin e Vlores . Tek familja e viktimes mbrrijne edhe njerzit e bashkeshortes se viktimes .

Me një makinë të bardhë funerali, trupi i babait të vajzave të mitura udhëtoi drejt Roskovecit, për të vijuar me homazhet që do të mbajë familja, ndërsa ditën e nesërme do të përcillet për në banesën e fundit.

Trupi i pajetë i Toros, i cili ishte viktime mes 291 personave të tjerë, ishtë nisur dje nga Italia. Emigranti 34-vjeçar, në momentin e rënies së tërmetit ndodhej në banesë në Amatriçe së bashku me gruan dhe 2 vajzat.
Të bijat u nxorën nga gërmadhat me lëndime të lehta, ndërsa bashkëshortja pas një ndërhyrje kirurgjikale humbi të dyja këmbët. Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë dhe jetonte prej 16 vitesh në Itali, bashkë me familjen e tij, ku punonte në ndërtim. Ai ishte i vetmi shqiptar që humbi jetën si pasojë e tërmetit në Itali. Ndërsa pas kërkesave të familjarëve të Toros për kthimin sa më parë në Shqipëri të trupit të tij, u raportua se shpenzimet për kthimin e tij do të mbulohen nga qeveria shqiptare.
Mësohet se qeveria ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për të sjellë trupin e të riut në fshatin Kurjan të Fierit.

Ceremonia mortore e Erion Toros do kryhet neser ne oren 13

image image image image

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 3 shtetas

Fier - Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Policia ndalon 2 shtetas për "Dhunë në familje" dhe "Vjedhje...

Close