|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Mbyeti me nxënës për shkollë por pa godinë shkolle (fotot) 

Fier – Shkolla e Mbyetit në mëshirë të fatit, fëmijët e braktisin duke shkuar 3 km në shkolla të qytetit

Shkolla e bashkuar Mbyet drejt shkatërrimit total, klasa pa dyer, pa dritare, godinë pa energji elektrike, pa ngrohje . E lënë në mëshirë të fatit  nxënësit e lagjes Mbyet  të bashkisë Fier  këtë vit shkollor fëmijët I dërgojnë në shkolla të tjera të qytetit duke ecur deri në 3 km në këmbë.

Një mësuese dhe një edukatore që ka kjo  e quajtura shkollë nuk flasin pasi kan frikën e largimit nga puna. Jashtë kamerës ato pohojnë se e kan ngritur zërin por askush ska bërë asgjë. Këmi frik se na heqin nga puna. Edhe një vit e dal në pension , thotë e vetmja mësuese që këtë vit shkollor ka 3 nxënës rom , pasi 15 të tjerët që kish  vazhdojnë mësimin në shkolla të tjera në Fier.

Fëmijët e kopështit kanë ftohtë, ngrohje nuk kanë , energji elektrike që të ken një televizor të shikojnë filma apo kukulla nuk kanë

Banorët thonë se nuk ka qënë problem sepse shteti e kish hangarin e duhanit , të mos  e privatizonte por ta bënte shkollë me pak investime pasi edhe oborrin e kish gati. Kjo godinë po shembet se toka ka rrëshkit , oborr shkolla ska. Fëmijët nuk i lëmë të bëjnë mësim në këtë shkollë ka lagështirë , energji elektrike ska, mësues ska, një është. I cojmë në Fier  ne që kemi makinë ata që skan makina në këmbë , i shoqërojnë prindërit apo më të rriturit

Ndërkohë kryeadministratori I bashkisë Fier ka pohuar se nuk I ka ardhur akoma radha  për rikonstruksion te godinës. Vlerësimin e bën grupi vlerësues dhe niset nga numuri I nxënësve që ka shkolla, pohoi Florian Mucaj. Grupi I vlerësimit duhet të interesohet  dhe duhet të di që  janë afro 50 nxënës që shkojnë në shkolla të tjera në Fier sepse në atë godinë nuk bëhet mësim, 15 ikën vetëm këtë fillim viti shkollor

E sa ti vi radha për rikonstruksion kësaj shkolle do ken mbetur vetëm themelet pasi nxënësit  e lagjes Mbyet me afro 2 500 mijë banorë ecin 3 km në këmbë për të vazhduar mësimet në shkolla të tjera të qytetit Fier si në lagështirën e dimrit ashtu edhe në vapën e pluhurin e verës

vlcsnap-2016-11-02-11h27m26s203 vlcsnap-2016-11-02-11h27m39s89 vlcsnap-2016-11-02-11h31m21s251 vlcsnap-2016-11-02-11h31m31s98 vlcsnap-2016-11-02-11h32m06s194 vlcsnap-2016-11-02-11h32m19s70 vlcsnap-2016-11-02-11h33m01s220 vlcsnap-2016-11-02-11h40m50s34

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: