|E premte, Dhjetor 15, 2017

Mbyllet fushata, Cipras drejt fitores . 

Aleksis-CiprasGreqi – Greqia voton të dielën ndërsa partitë kanë mbyllur fushatën zgjedhore intensive të zhvilluar gjatë javëve të fundit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare konsiderohen si tepër të rëndësishme jo vetëm për Greqinë, por edhe për Evropën.

Lideri i partisë së majtë Syriza në mbyllje të fushatës së tij tha se fundi i “poshtërimit të Greqisë” është afër, teksa sondazhet nxjerrin partinë e tij si kryesuese tre ditë para ditës së votimeve më 25 janar. Aleksis Tsipras kërkon mbështetjen e votuesve për një mandat të plotë për t’i dhënë atij pushtetin që t’i japë fund politikave shtrënguese të vendit.

“Ditën e hënë, poshtërimi kombëtar do të marrë fund. Në do t’i japim fund urdhrave që vijnë nga jashtë. Ne po kërkojmë shansin e parë për Syrizën, që mund të jetë shansi i fundit për Greqinë”, deklaroi Tsipras.

Vendi është përballur me një krizë shkurtimesh drastike buxheti për t’i bërë ballë borxhit masiv të shpëtimit. Zgjedhjet e së dielës do të vëzhgohen nga afër nga tregjet financiare, pasi ekziston frika se me fitoren e Syrizas, Greqia mund të heqë dorë nga zotimi për të paguar borxhet dhe të kërkojë daljen nga Eurozona.

Megjithatë Tsipras është shprehur gjithashtu se nëse i fiton këto zgjedhje, do ta njohë borxhin e Greqisë ndaj BE-së. Sipas analstëve politikë mendohet se grekët janë gati për t’i dhënë një mundësi Syrizas, pasi besojnë se jeta e tyre nuk mund të përkeqësohet më tepër. -alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plani

Nga EDISON YPI - Armiqtë e thurnin...

Close