|E premte, Qershor 23, 2017

Mbyllet gurorja, vdiq nje person. 

   Vlore – guroretInspektorati i Punës ka bllokuar punimet në guroren e fshatit Vranishtë të Vlores. Kontrolli i Inspektoratit të Punës është kryer pasi një ditë më parë humbi jetën një person. Leonidha Balili, babai i dy fëmijëve humbi jetën ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në këtë gurore.

Vdekja e Balilit erdhi si pasojë e shkëputjes së një masivi dheu ndërsa Inspektorati i Punës ka inspektuar sot kantierin duke e bllokuar atë.

Kantieri i bllokuar i përket “DKS GROUP” me administrator Dhimitër Kapaj. Ky kantier ishte kontrolluar edhe më parë nga Inspektoratit i Punës duke ju lënë detyra për sigurimin teknik, të cilat nuk ishin zbatuar.

Sëbashku me grupin hetimor të ngritur nga policia dhe prokuroria është bashkangjitur edhe Inspektorati i Punës. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar sot nuk kishte asnjë punonjës në kantier. Inspektorati i Punës bën të ditur mbylljen e këtij kantieri, pas konstatimeve për shkelje të sigurisë teknike.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shesin zetorin për ti blerë drejtorit makinë

​Spitali i Gjilanit e ka shitur një traktor të tipit “IMT 539” vetëm gjashtë vjet pasi atë e ka blerë...

Close