|E premte, Janar 19, 2018

Mbyllet shkolla në Adriatik, 11 nxënës në shkollë 

Lushnje – Vetëm një shkollë në të gjithë rrethin e Lushnjes nuk ka hapur dyert per fillimin e vitit te ri shkollor. Shkak është bërë amortizimi total i godinës, në fshatin me skajor të Lushnjes, në Adriatik.

11 nxënësit e kësaj shkollë do ndjekin mësimin në Karavasta, ku transportin ka marrë përsipër ta financojë bashkia e Divjakës.

Gezim Ballabani, drejtor i shkolles Karavasta: Gjithësej janë 11 nxënës, deri në vitin 2016 mësonin me 5 kalasa kolektive. nxënësit kanë ardhur me mjete transporti të ofruar prej ne. Presim që bashkia të vendosë një urban.

Ndërkohë në Dushk të Lushnjes Ministrja e zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni,inauguroi rikonstruksionin e një shkolle 9 vjecare dhe palestrën multifinksionale pranë saj, si një qendër shëndetësore të re, të ndërtuar me donacione.

Ndërkohë në lidhje me shkollën e Adriatikut, për shkak të investimit të madh që nevojitet, drejtues të pushtetit vendor i kanë bërë kërkesë qeverisë për financim.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet biznesmeni për drogë, vajza e zhdukur nga Tirana balerinë në Durrës

Durrës - Lokalet e natës...

Close