|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Mbytet në pishinë 9 vjecari , e ëma akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Të më ndihmojë shteti për padrejtësinë 

10891457_10152727560524998_5093118516510711891_nGjermani – Nuk mjafton që humbi djalin e sajë nëntë vjecar që u mbyt në pishinën publike në qytetin Spyer në Gjermani por tashmë gjykata e akuzon nënën shqiptare 36 vjecare se vdekja e djalit erdhi nga pakujdesia e sajë. Kështu ka pohuar Afërdita Nuhaj nga Fieri por azilkërkuese në Gjermani .  Mes lotësh ajo tregon historinë e sajë të dhimbshme .

 

Kur shkuat në Gjermani ?

Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë edhe unë së bashku me djalin tim 9 vjecar Erid Çela në 12 Prill të këtij viti morrëm rrugën dhe shkuam azilkërkues në Gjermani. Pasi mbërritëm atje na stabilizuan në kamp ku ndenja disa javë. Meqënëse isha nënë e kisha një fëmijë na stabilizuan në një hyrje pallati në qytetin Spyer  ku merja edhe një ndihmë ekonomike Euro për  djalin por dhe për të nxjerrë muajin me gjërat më të domosdoshme.11911350_10153306560129998_590821204_n

Si u ndodhi ngjarja ?

Në datën 5 qershor vendosa me djalin të shkonim në pishinat publike në qytetin ku rrinim në Spyer. Hyrja ishte 10 euro për person , kështu që pagova 20 euro. Një punonjës I stafit të pishinave publike na porositi që të mos përdrnim alkol, birra . Teksa bëmë gati shezllonët  djali u zhvesh e donte në pishinë. Unë I thashë që të hante dicka e pastaj të lahej. Duke I bërë ushqimin gati për të ngrënë ai iku. Pishinën e fëmijëve e kisha vetëm 5-6 metra larg. Kur cfarë të dëgjojë pas as dhjetë minutash. Po ulërinin njerzit. Djali rrinte I mbytur mbi ujë në pishinën e të rriturve që ishte ngjtur  me atë të të miturve. Një doktoreshë  , kosovare me origjinë, më ndihmoi. E nxorëm. Kërkuam ndihmë nga personeli I pishinave publike, nuk na afroi askush. Pas afro 15 minutash erdhi një helicopter e mori djalin e cuan në spital në Montein. Aty qëndroi për 12 ditë shtruar në koma.

Cfarë ndodhi ?

Qëndra sociale për 4 ditë qëndrimi të djalit në këtë spital pagoi 12 mijë euro.   S’kisha ta paguaja. Policia u vu në dieni të ngjarjes dhe nisi hetimet.Djali në krye të 12 ditëve vdiq. Ekipi I mjekëve I preu medikamentet dhe paisjet që e mabnin në jetë duke më thënë se s’mund te bënin më asgjë për tim bir. Ngjarja u bë publike në media  dhe kjo qe edhe shkaku që policia nisi hetimet pasi ajo kishte ndodhur në një pishinë publike për komunitetin jo vend privat. Staf  per kujdes s’kish, kamera survejuese nuk kish.

Pse akuzoheni tashmë nga gjykata  e qytetit gjerman ?

3 ditë më parë më vjen një shkresë nga gjykata ku më thuhej se akuzohem për vrasjen e djalit tim 9 vjecar për vrasje nga pakujdesia. Nuk mjaftonë ajo që më ndodhi. Në një ambient public, pishina publike,  ku nuk kish as ndihmë të shpejtë, as kamera survejuese ata më akuzojnë mua për vrasje nga pakujdesia. Ku ta di unë që djali im ka qënë tek pishina  e të rriturve për të parë dhe nuk e kanë shtytur pasi kishte shumë fëmijë adoleshentë  tek pishina e të rriturve të cilët e shikonin djalin mbi ujë të mbytur e nuk bënin asgjë, heshtnin.

Cfarë kërkoni ju tashmë pas kësaj ngjarje ?

Shteti shqiptar të ndërhyjë tek shteti gjerman nëpërmjet ambasadës gjermane në Tiranë  për këtë padrejtësi që bëhet. Në vend që të hetojnë drejtuesit e pishinave publike që nuk kanë staf , skanë ndihmë të shpejtë  e gjenë zgjidhje duke më hetuar mua. Sa mirë jepte udhëzime stafi kur paguam 20 euro mos pini alkol, birra, por roje tek pishinat e të miturve e të rriturve nuk kishte. Kamera survejimi nuk kishte. Kam takuar edhe shumë avokatë. Askush se mer përsipër cështjen pasi ka të bëjë me ambiente publike shtetërore.

11880142_10153306564389998_1987056582_n 11908192_10153306562569998_135158421_n 11911064_10153306562279998_1226620686_n

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia kap mjetin dhe gomonen, shoferi në drejtim të paditur (fotot)

Fier - Më datën 04.04.2017, në lagjen "Kastriot", efektivët e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në ndjekje të një automjeti...

Close