|E premte, Qershor 23, 2017

Më në fund një kryeministër shqiptar i tregoi historinë politikës së gënjeshtër greke 

Nga SPARTAK NGJELA- Doli më në fund një kryeministër shqiptar që iu tregoi historinë shqiptare politikës së gënjeshtër greke, një shekullore

Politika greke ka qenë gjithmonë e gënjeshtërt dhe e trembur nga Shqipëria.

Dhe prandaj ka krijuar mitin fals të Vorioepirit; prandaj ka paguar mijëra pensione shqiptarësh ortodoksë në Korçë dhe në Gjirokastër, dhe prandaj i fryn gjithnjë një fyelli se ortodoksët shqiptarë janë greke.

Frika është te ortodoksët shqiptarë në Greqi që flasin sot ende shqip dhe nuk i asimiluan dot, me gjithe represionin e madh që është ushtruar në Greqi kundër gjuhës shqipe.

Kurse, eshte fakt historik, se ortodoksët shqiptarë bashkë me bektashinjtë shqiptarë, në Jug te Shqipërisë, kanë sjellë në historinë shqiptare patriotizmin modern shqiptar

Kryeministri Rama, sot i tregoi historine reaksionit grek, dhe politikës greke: shqiptarët kudo qe janë, janë shqiptarë. Feja nuk ka te bëjë me kombesine, dhe as vetëdeklarimi i terrorit grek kundër shqiptarëve në Greqi, nuk ka lidhje me kombësinë.

Kombësia është fenomen historik dhe objektiv: kurrë nuk ka qënë etnia një fenomen subjektiv; vetem politika represive greke kundër shqiptarëve që jetojnë në Greqi, e ka krijuar këtë artific racist.

Nje kryeministër shqiptar, pas njeqind vjetësh, arriti me ne fund t’u flase grekëve raciste me gjuhen e historisë dhe të vërtetës.

Pas ketij fillimi, shumë aspekte të shëmtuara antishqiptare që kanë ndodhur në Greqi, do të dëgjojnë shqiptarët.


 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja kush shkatërron 90 për qind të kancerit në zorrë të trashë për 48 orë

Ae keni ditur se kanceri në zorrë të trashë është një nga llojet më të shpeshta të kancerit, te të...

Close