|E hënë, Qershor 26, 2017

Mediat malazeze: Dikiç frikësohet nga shqiptarët 

Mal i Zi – Ish komandanti i xhandarmerisë serbe, gjenerali i pensionuar, Bratisllav Dikiç, është marrë në pyetje gati shtatë orë në Prokurorinë e Mali të Zi.

Sipas gazetës malazeze “Pobjeda”, Dikiç është intervistuar për rrethanat në të cilat ai u gjend në Mal të Zi një ditë para zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet.

Gjatë marrjes dje në pyetje, sipas gazetës malazeze, Dikiç është përballur me faktet të cilat Prokuroria i ka për të.

Për shkak të rastit shumë të ndjeshëm, nuk është bërë e ditur se çfarë ka thënë Dikiç.

Dikiq me grupin e serbëve tjerë është arrestuar për shkak të dyshimeve për sulm terrorist dhe puç në Mal të Zi.

“Pobjeda” thekson se mediat e Podgoricës kanë raportuar se Dikiç në burg është ankuar se ndjehet i kërcënuar, respektivisht “frikësohet nga të burgosurit shqiptarë”./Kosova Press/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rezultati në Fier ora 19 https://t.co/ABA57692mC https://t.co/UFiYNtWIy2
11,393 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
gjiri lalzit
Bënte plazh nudo, pranga 33 vjeçarit.

    Durrës - Mos durimi i temperaturave të larta ka çuar drejt dyerve të policisë një pushues 33-vjeçar. Policia...

Close