|E hënë, Shkurt 19, 2018

Mehmetaj – “Në burg duhen futur Rama, Tahiri, Gjiknuri…” 

Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI reagon në lidhje me masën ndaj ish- drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika.

Ajo shkruan pas hekurave nuk duhet të ishte Dashamir Xhika, por disa ministra dhe ish-ministra të Ramës.

“Tahiri, Gjiknuri, Beqja, të tjerë ministra dhe Rama vet do duhej të ishin sot mbas hekurave.

Gjyqet politike që ka nisur nuk i mbulojnë dot dosjet që po lë në heshtje prokuroria e kapur. Xhika do e provojë pafajësinë e tij përballë drejtësisë, po ju o peshqit e mëdhenj çdo ju mbetet përpara popullit?’ thotë ajo.  Xhika është i arrestuar për dy dosje, rrugën Elbasan-Gjinar dhe Tiranë-Elbasan së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë.

Statusi i Kejdi Mehmetaj
Frika që ka kapur Edi Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë institucioneve të drejtësisë. Asgjë që KM po bën nuk do e ndalojë popullin të tërhiqet nga rruga që ka nisur për ta hequr atë nga karrigia që po mban peng. Gjyqet politike që ka nisur nuk i mbulojnë dot dosjet që po lë në heshtje prokuroria e kapur.

Tahiri, Gjiknuri, Beqja, të tjerë ministra dhe Rama vet do duhej të ishin sot mbas hekurave. As arrestimet në mes të natës, as urdhri i prerë që ditën e diel të vazhdoheshin sulmet politike, nuk fshehin dot zullumet e kësaj qeverie të cilës gjella e tepsisë u është djegur e tymi është shpërndarë gjithandej. Zoti. Xhika do e provojë pafajësinë e tij përballë drejtësisë, po ju o peshqit e mëdhenj çdo ju mbetet përpara popullit !?

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja pse duhet të ham ullinj

Edhe pse në të shumtën...

Close