|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Memushaj – Ne mund të kualifikohemi në botëror 

Ledian Memushaj beson se Shqipëria mund të kualifikohet në botërorin ‘Rusia 2018’

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka folur për shumë gjëra në një konferencë për media para ndeshjes miqësore me Marokun dhe asaj zyrtare me Maqedoninë.

Ai fillimisht tha se ndeshja miqësore me Marokun është një test para asaj zyrtare me Maqedoninë.

Për Memushajn asgjë nuk është e pamundur, ai beson se Shqipëria mund të shkruajë historinë duke u kualifikuar në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

“Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë me emër si Spanja dhe Italia. Qëllimi ynë është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, tha Memushaj.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë që kemi bërë në Francë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Marokun që duhet të na shërbejë për eliminatoren me Maqedoninë”, shtoi mesfushori i Kombëtares shqiptare.

“Shiriti i kapitenit pas pensionimit të Lorik Canës? Nuk ka rëndësi kush do ta mbajë shiritin. Unë jam kapiten te Peskara, por nuk ndihem i tillë para shokëve. Në fund të fundit në një skuadër të bashkuar të gjithë ndihen kapitenë”, përfundoi Memushaj.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bleona : ” Më e mirë unë apo Lopez ?! “

Ekstravagantja Bleona Qereti ka postuar një foto me të njetin fustan si të Xhenifer Lopezit. Nuk dihet nëse Xhenferi ja...

Close