|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Menuja e Krishtlindjeve nga shefi i famshëm shqiptar Ravajol Hasani 

Drekën e Krishtlindjeve, vitet e fundit në Shqipëri kemi filluar “ta vjedhim” pak nga jashtë duke marrë disa elementë që jo domosdoshmërisht janë traditë për vendin tonë. Gëzimi i festës së krishterë është bërë thuajse ndëkombëtar, ndaj edhe në këtë vigjilje, janë thuajse të gjithë të përfshirë për të festuar lindjen e Krishtit. Simbolit të festës, pemës dhe dhuratave poshtë saj, ne kemi filluar t’u shtojmë edhe elementë të tjerë siҫ është edhe menuja tradicionale e Krishtlindjeve – gjeli i detit.

Ndonëse për traditën tonë, gjeli gatuhet për festën e Vitit të Ri, për pjesën tjetër përgatitjet kanë filluar, madje edhe marinimi për pjatën kryesore.

Chef Ravajol Hasani, i cili prej vitesh punon e jeton në Qipro, në restorantin e tij gatuan ҫdo vit një menu me gjel deti. Natyrisht, për chef-at, menuja nuk është asnjëherë njëlloj, megjithatë ai na rekomandon një recetë të thjeshtë: gjel deti i mbushur me salcë portokalli:

Hapi 1 – marinimi

Pas ta kesh pastruar e larë mirë gjelin e detit, marinoje në një tepsi me erëza të thata (rozmarinë, piper, rigon etj.) dhe me vaj ulliri ose gjalpë. E lë disa minuta gjelin në tepsi të mbuluar dhe merresh me mbushjen:

Hapi 2 – mbushja

Për mbushjen e gjelit janë të nevojshme:

Gështenja – 10 copë (të prera në dy pjesë)

200 gram mëlҫi (e prerë në copa të vogla)

150 gramë fruta të thata

100 gramë bajame, (kikirikë ose të tjera, opsionale)

Pak oriz (opsionale)

Hapi 3 – pjekja

Pasi e ke marinuar të gjithë sipërfaqen, fillo mbushjen me përbërësit e lartpërmendur. Orizin, copat e mëlҫisë, frutat e thata, bajamet, kikirikët dhe të tjera. Mos harro të shtosh edhe erëza të freskëta. Mbuloje të gjithë gjelin e detit me letër alumini dhe fute në furrë për 2 orë në temperaturën 180 – 200 gradë. Pas dy orësh, hiqja letrën e aluminit dhe fute sërish në furrë derisa mishi të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

Hapi 4 – salca e portokallit

Përbërësit për salcën e portokallit:

10 portokalle, (lëngun dhe lëkurën e grirë)

100 gram gjalpë

50 ml liker (sipas dëshirës)

2 lugë gjelle salcë e errët baze (demi – glase)

Salcën bazë e hollon me pak ujë derisa të bëhet në formë kremi. Hedh në të lëngun e portokallit, lëkurën e grirë, gjalpin dhe likerin. Salca duhet të jetë kremoze, as e hollë, as e trashë shumë. E servir në fund për t’i dhënë më shumë shije mishit të gjelit.

Ju bëftë mirë!

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si i përgjigjet Erdogan pyetjes së gazetarit shqiptar

Presidenti turk Erdogan ka folur për lidhjet e Turqisë me shqiptarët Erdogan ka folur për komunitetin shqiptar nëpër lagjet e...

Close