|E enjte, Korrik 27, 2017

Mer makinën me qera e shet, shpallet në kërkim 

Fier – Mer një makinë me qera por e shet duke thyer kushtet e qerasë.

Policia e Fierit zbardh ngjarjen.

Shpallet në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

-E.Z, 24 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas i ka marë me qera dy ditore mjetin autoveturë tip “BENZ” me targë AA 796 MB, shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Tiranë, pronar i subjektit “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qera.

Shtetasi E.Z ka thyer kushtet e qerasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro.

Pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokaizimi dhe gjetja e kësaj makine.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

*Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ervis Saimeja, 21 vjeç, banues në lagjen Dukas, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Lagjen e Re, Patos, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Toyota Veturë me targa AA 711 CY, pa leje drejtimi.
(Neni 291 i Kodit Penal).

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Para Kongresit, Rama: Krenar për PS

Një orë para nisjes së punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, Edi Rama shprehet krenar për partinë që drejton. Nëpërmjet...

Close