|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Merkel rizgjidhet në krye të CDU-së 

merkeli_kryetareGjermani – Merkel ka mbështetjen e plotë të partisë së saj dhe ka i vënë vetes tani synimin për të fituar në zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2017.

Ju nuk e dini se çfarë shefe të madhe keni, tha me shaka presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul në hapjen e Kongresit të 27-të të CDU-së në Këln. Por sigurisht 1001 delegatët e dinë këtë. Po ata që kanë përjetuar Merkelin e dinë se sa me qetësi dhe në mënyrë modeste prezantohet ajo. Kush vëren se si udhëton ajo nëpër botë, p.sh. në krahasim me Presidentin e SHBA-së Obama pa standarde të dukshme sigurie, mund ta harrojë ndonjëherë se ajo konsiderohet si gruaja më e fuqishme në botë.

Edhe pse nuk arriti një rezultat rekord prej 100 për qind, Angela Merkel u rikonfirmua – vetëm me 30 vota kundër – si kryetare e partisë. Në fjalën e saj dhe prezantimin përpara delegatëve nuk dukej asnjë shenjë lodhjeje të mundshme pas nëntë vjetësh si kancelare dhe katërmbëdhjetë si kryetare e CDU-së.

Zgjedhjet e ardhshme në shënjestër

Merkel ka mbështetjen e plotë të partisë së saj dhe ka vënë që tani në shenjestër synimin për të fituar në zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2017. Me cilët partnerë do të ishte i mundur një koalicion në qeverinë federale? Çuditërisht Merkel përmendi sërish liberalët. FDP-ja “është dhe mbetet partnerja natyrore e koalicionit” tha ajo. Por Merkel u shpreh edhe se është e hapur edhe në drejtim të të Gjelbërve. “Ne pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ishim të gatshëm që të guxonim një koalicion të tillë, por disa të Gjelbërpër fat të keq, jo”. Socialdemokratët, partnerët aktualë të koalicionit, Merkeli i kritikoi dhe sa se e konsideron si “falimentim” të SPD-së që pranoi të formojnë një koalicion në Thuringji me partinë E Majta, partia pasardhëse e SED-së në ish-RDGJ. Partinë “Alternativa për Gjermaninë”, parti e re populiste e djathtë ajo as e përmendi me asnjë fjalë.

Por kush mund ta pasojë Merkelin?

Prej vitesh ka spekulime se kush mund të jetë pasuesi i Merkelit. Kush shikon aktualisht në radhët e CDU-së nuk mund të gjesh ndonjë kandidat. Ministria e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, konsiderohen si kandidatë të mundshëm, por aktualisht ata nuk reflektojnë format të mjaftueshëm për këtë post..

Në radhët e pesë zëvendëskryetarëve të CDU-së dalin në pah vetëm dy. Volker Bouffier nga Hesseni që aktualisht është duke u përpjekur për një koalicion me të Gjelbërit – një test i rëndësishëm ky për një aleancë të mundshme mes CDU dhe të Gjelbërve në të ardhmen. Dhe Julia Klockner Në Rheinland-Pfalz e cila gëzon besim të madh në parti dhe arriti numrin më të lartë të votave për postin e zëvendëskryetarëve të CDU-së

Sinjal për të tjerët.

Jo shumë kohë më parë thuhej se Merkeli do të japë dorëheqjen gjatë mandatit të saj aktual në detyrë. Por tani po debatohet nëse Merkel do të garojë përsëri në zgjedhjet e vitit 2017. Dhe nëse fiton ajo mund të thyejë rekordin e mëparshëm prej 16 vjetësh si kancelar, të vendosura nga Helmut Kohli.

Përqindjet vazhdimisht të lartë pro kancelares dhe CDU-së në sondazhet e opinionit publik nuk e bëjnë të nevojshme nevojën për të vepruar. Madje so në Gjermani flitet edhe për “brezin e Merkelit”. Por prapa gjithë kësaj është edhe frika për të shtruar pyetjen se ç’vjen më pas. Partia nuk mund t’i shmanget për shumë kohë kësaj pyetjeje, përndryshe ekziston rrezikun se mund të bëhet e varur nga Merkeli dhe largimi i saj mund të jetë i dhimbshëm.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pse nuk harrohet dashuria e parë ?!

    Të gjithë do të pajtoheni...

Close