|E hënë, Shkurt 27, 2017

Merkel tallet me gjykatën shqiptare 

Nga SPARTAK NGJELA – Kançelarja gjermane, Angela Merkel, tallet me përbuzje me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ajo shpalli sot hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Pse, vërtet mendonin mendjet e vobegta të korrupsionit shqiptar, Berisha e Meta dhe një sërë e madhe gjyqtarësh, tregtarë të shëmtuar të drejtësisë, se BE do të shtynte negociatat për Shqiperine, nga një vendim i një gjykate të pakonsideruar dhe të papërfillur fare nga politika amerikane dhe ajo gjermane.
Tallje më të madhe për Saliun dhe Metën nuk mund të mendohej: Kançelarja gjermane Angela Merkel, fton në Berlin Kryeministrin shqiptar, në këtë 28 nëntor, që t’i njoftojë hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE.
Fitore e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, dështim i madh i korrupsionit politik shqiptar; dhe, njëherësh, edhe lajmi i kthimit pa asnjë rezervë i ligjit të Vetungut nga Komisioni i Venecias.
As këtë herë nuk do ta kuptojë dot korrupsioni shqiptar administrativo-politiko-gjyqësor se është i humbur përfundimisht në Shqipërinë tashmë europiano-perëndimore?
Shumë pak zgjati gëzimi i korrupsionit shqiptar: në dhjetor fillon në mënyrë të shpejtë implementimi i Reformes në Drejtësi. Asgjë nuk ndryshuan dot hordhitë korruptive, dhe nuk kishte sesi. E para, nuk mund të mendohet që, një politikë rurale malinje si politika Berisha – Meta do ta mundte politikën e qendrës së qytetërimit perëndimor. E dyta, tani frika e kundërshtarëve të zhvillimit reformues të Shqiperise sigurisht që do të kalojë në trishtimin e një patologjie të veçantë.
Megjithate, 28 nentori i vitit 2016 do te jetë pa dyshim një festë e madhe, sepse Shqipëria më në fund hyri në fluksin e dritës europiane, e ndarë me dhunë prej saj që në vitin 1468. Dhe fundi i halldupëve të korruptuar të saj është tani shumë i afërt.
Shqipëtarët, duke filluar nga 28 nëntori i këtij viti, do të kenë një rresht gëzimesh historike që do te flasin për fitoren e tyre drejt progresit, mirëqenies dhe optimizmit që të jep atdheu kur ky është garancia e të gjithë popullit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohen 2 grekë me hashash made in Albania https://t.co/cYNK0rsSCq https://t.co/rjHqRGfzgf
511 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kapen 500 kg kanabis, destinacioni Turqia

Korçë - Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar një sasi prej 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë droga...

Close