|E martë, Mars 28, 2017

Mesazhi i Artan Hoxhës për prokurorët – Po hapët celularin tim … 

Gazetari investigativ Artan Hoxha rrëfen 3 orët e shoqërimit gjatë mbrëmjes në Prokurori fill pasi deklaroi se piloti italian Guido Angrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.

Hoxha i ka bërë apel organit të akuzës që të mos rrëmojë në celularin e tij, pasi aty mund të ketë fakte që komprometojnë figura të larta politike.

Nuk dihet çfarë ka konkretisht dhe kush komprometohet, por ndoshta deklarata të tilla të Hoxhës shërbejnë për të nxitur më shumë prokurorët të zbardhin tabulatet e tij të celularit dhe çfarë përmban celulari iPhone 6.

“Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të miat private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e Baba Takut do të jetë hiç gjë para memories së një Iphonë 6”,- tha Artan Hoxha në News 24.

Prokuroria i ka sekuestruar atij dy celularë si dhe e ka marrë në pyetje për rreth 3 orë. Shoqërimi i Hoxhës u bë në përfundim të emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku ai tha se piloti italian kishte pranuar se në Shqipëri kishte ardhur për të provuar pistën nga ku do të ngarkonte drogë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zharrëz – Grevistët e urisë në ditën e 7, njëri pëson infrakt

Fier  - Grevistët e urisë në Zharrëz kan hyr në ditën e 7 të grevës së urisë. Njëri prej tyre...

Close