|E hënë, Maj 29, 2017

Meshkuj, së shpejti do të punoni edhe edukatorë 

Kauza e barazisë gjinore në Shqipëri, ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët, aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, medias, insitucioneve si dhe përfaqësues të UN Women në vendin tonë. Synimi i tryezës ishte diskutimi mbi mënyrat e integrimit të barazisë gjinore në media dhe përfshirjen e saj në kurrikulat arsimore.

Barazia gjinore ishte në fokus të tryezës së rrumbullakët mbi treguesit gjinor të UNESCOS për median.

Synimi i kësaj tryeze ishte diskutimi mbi mënyrat e integrimit të barazisë gjinore në punën e medias dhe përfshirjen e saj në kurrikulat e edukimit.

David Suanders, përfaqësues i UN Women tha se burrat dominojnë 75 përqind me pjesëmarrjen e tyre në hapësirën televizive, ndërsa gratë zënë vetëm 23 përqind të kohës së diskutimit.

Sipas Zv/Ministres së Arsimit kauza e barazisë gjinore duhet të jetë pjesë e kurrikulave të hershme dhe atyre në Universitete.

“Ne kemi vendosur të nxisim bursa për të rinjtë djem në mësuesi ka thënë ajo, pasi edukator djem sot mund të themi se nuk ka”.

Malaj: Edukatoret e kopshteve dhe të klasave të para ishin 99.9% vetëm zonja dhe në këtë qasje kuptova sesa e nevojshme është për tu bërë aksion tani, që të bëjnë një politikë konkrete ne si MAS për të nxitur dhe për të futur bursa të dedikuara për të gjithë të rinjtë djem që kanë rezultate shumë të mira, që do të vazhdojnë për edukimin për tu bërë pjesë e edukimit në mësuesi edhe në sistemin parashkollor, duke kuptuar një ndryshim shumë të madh në rolin e steriotipit.

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, tha se në vitin 2015 numrin më të madh të ankuesve e zinin meshkujt, ndërsa tani raporti është përmbysur.
Sipas saj viktima të diskriminimit në Shqipëri janë grupet vunerabël, por edhe gratë shtatzëna.

Ajo vlerësoi rolin e medias si evidentuese e problematikave që lidhen me pabarazinë gjinore, duke e renditur atë në bashkëpunëtoren më të mirë të institucionit që drejtonte.

Sipas UN(juen) Women barazi gjinore do të thotë se sjelljet e ndryshme, aspiratat dhe nevojat e grave dhe burrave konsiderohen, vlerësohen dhe favorizohen në mënyrë të barabartë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si mund ti zbardhni dhëmbët (foto)

Për këtë recetë për zbardhjen e dhëmbëve me siguri akoma nuk keni dëgjuar. Të gjitha që ju duhen i keni...

Close