|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Mësuesit shqiptarë dhe shteti . 

petraq kote…lerini mësuesit e kualifikuar të bëjnë punën e tyre fisnike, edukimin e brezave, ashtu siç e kanë bërë prej një shekulli, në Shqipëri nuk ka dështuar ndonjherë arsimi shqiptar, ka dështuar politika shqiptare, shteti, sistemi!

Testimi i mësuesve nuk është me shumë se një gjetje çoro në mos tinëzi shqiptare e radhes e ideuar dhe vënë në funksion, së fundmi. Unë kam lexuar Jeten e presidentit Bill Klinton te shkruar nga E. Mafia dhe aty ai ka nje eksperience kur ishte guvernator i shtetit te Arkansasit, por nuk e shiti si arritje te madhe shteterore, madje ajo e çoi ne humbjen e radhes… sigurisht se funksionoi pas vitesh por nga shpinëmbajtja e mësuesve të kualifikuar ndër vite(!). Po atje ishte dhe është Amerikë. Këtu: “Hane shan, hane Bagdad!”, thotë një shprehje e bukur orientale. Licencimin e mësuesve te rinj e quaj me shume se nje akt te drejte, por edhe ate duhet ta bej universiteti qe e ka diplomuar mesuesin e jo ca njerez politike, ca njerez teknicienë që tagrohen dhe vleresojnë edhe politikisht, ku më parë duhet thene se licenca e mesuesit eshte diploma e mbrojtur perpara profesoratit te universitetit, prej tij, është përvoja në punë, arti i mësimdhënies. “Lufta shteterore për elitë” duhet te shkoj ne universitete, le te behen universitetet shqiptare, universitete elite, jo streheza profesoresh bataku, që nuk njohin lëndën të cilën ligjerojne, qe nuk kane oratori, qe nuk kane realizuar nje ligjerim liberor standart me bashkekohoresine shkencore, qe nuk dine nje gjuhe te huaj! Testimi i mesuesve i perket akademizmit, nuk ka ofezë në të madhe per universitetet shqiptare te mesuesise se sa kjo ngjarje prej neperkemje, të radhës!

Mësuesit shqiptar mbeten perseri me te denigruarit në Ballkan, Europë, thjesht të denigruar prej politikes ne fuqi, por dhe prej vetvetes se përdorur. Keto ndodhin sa here ndodh rrotacioni politik, sa here mes tyre hyjne e kolegojnë falsifikatorë, njerez me diploma te blera dhe firmosur nga krimi rektoral…

Pak kohe me pare ne ishim deshmitare te dramaciteteve te stafeve pedagogjike shqiptare te cilat me perdhune luanin vallen makabre te pjesmarrjes ne mitingjet elektorale te shtet- pushtetit qe ra… pjesa derrmuese e ketyre “valltareve” ishin viktime e arsyes se deformuar politike- shteterore, por pjesa tjeter ajo e falsifikuara pedagogjikisht, ishte thjesht larese e borxhit tek punedhenesi…
Uroj qe kesaj gjeme në pedagogjizmin shqiptar ti shpetoj qeveria- shteti- pushteti, Rama, ku më parë duke larguar nga sistemi edukativ parauniversitar e universitar burimin njerezor fals, te paaft! Te gjithe personalisht, shoqerisht dhe institucionalisht i dine, i njohin bleresit e diplomave false, nuk ka nevoj per testim ky fakt, ka nevoje per zbatim ligji, kodi penal të R. Sh…

alb365.com/Petraq Kote

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vlorë – Nga sekuestro e pasurisë tek kërkimet për Florian Habilaj

Policia italiane goditi të hënën një organizatë...

Close