|E premte, Shkurt 23, 2018

Meta – Berisha, 50 minuta kokë më kokë 

Ka përfunduar takimi i Presidentit Meta me ish-kryeministrin Berisha, takimi i cili zgjati për rreth 50 minuta, u zhvillua në kuader të një serë takimesh që kreu i Shtetit, Meta zhvilloi me ish Presidentët  për të diskutuar me ta për çeshtjen e nisjes së bisedive me Greqinë për një marërveshje për çeshtjen e detit.

Kreu i shtetit Ilir Meta priti në Presidencë, ish-presidentin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës për t’u konsultuar për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë dhe Proltfuqishmërinë që kërkon Ministri i jashtëm Ditmir Bushati për të.

Presidenti Meta  u konsultua dje me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe paraditen e sotme, me  Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.

Procesin e konsultave, Meta e mori me iniciativë për shkak të rëndësisë që ajo paraqet për interesat kombëtare.

Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kërkuar nga Presidenti, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prlotfuqishmëri për ta përfunduar marrëveshjen.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lumi Vjosë – Bien prurjet, po shkonë drejt normalizimit

Fier - Bien prurjet në...

Close