|E enjte, Qershor 29, 2017

Meta – KE, bashkepunim me opoziten. 

Tirane – ilir-meta3Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin të Komisionit Evropian z. Christian Danielsson, me të cilin biseduan mbi përgatitjen e progres-raportit të Komisionit Evropian, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Meta vlerësoi përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj procesit të zgjerimit dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë, duke shprehur besimin se progres raporti i ardhshëm i Komisionit do të reflektojë punën e madhe që është bërë gjatë këtij viti në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të axhendës evropiane.
Z. Meta theksoi se Kuvendi është përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura, me shoqërinë civile dhe me grupet e interesit, në funksion të rritjes së rolit të tij mbikëqyrës dhe të avancimit të axhendës parlamentare përmes parimit të gjithëpërfshirës.
Z. Meta dhe z. Danielsson diskutuan gjithashtu mbi axhendën e reformave të nisura me fokus në reformën administrative e territoriale dhe reformën në fushën e drejtësisë, duke ndarë bindjen e përbashkët për nevojshmërinë e avancimit të këtyre reformave të rëndësishme për vendin përmes pjesëmarrjes aktive të të gjithë palëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Bashkimit Evropian.
Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta theksoi rëndësinë e ndarjes së politikës nga drejtësia dhe shprehu vullnetin e maxhorancës për të punuar së bashku me opozitën dhe me faktorët e tjerë të shoqërisë në funksion të zgjidhjeve efikase që kërkon zhvillimi ekonomik dhe perspektiva evropiane e Shqipërisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha i ‘kapur’ nga Soros !? Lexo e shiko më poshtë (video)

Shefi i opozitës Lulzim Basha, është sulmuar në mënyrë indirekte si një politikan që ka mbështetjen e Xhorxh Soros dhe...

Close