|E martë, Dhjetor 12, 2017

Meta : Një hap më afër BE-së. Idrizi : Fitorja e jona dhe e Europës. 

treshja-rama-meta-idrizi    Tiranë – Një moment reflektimi për atë se çfarë duhet të ndryshojë në politikën shqiptare e ka cilësuar Kreu i Kuvendit Ilir Meta marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Sipas tij statusi tashmë i përket të shkuarës ndaj tashmë duhet të shikohet nga e ardhmja.

“Marrja e statusit është e kaluara duhet të shohim të ardhmen. Sot në këtë ditë të shënuar për vendin suksesi nuk përjashton askënd por bëhet më i qëndrueshëm kur ndahet me shumë aktorë. Do vlerësoja rolin Kuvendit aktual dhe Kuvendit të mëparshëm. Është një moment reflektimi. Kjo duhet të shërbejë si reflektim për të gjithë ne për atë që duhet të ndryshojë tek politika jonë. Procesi i integrimit evropian duhet të na bashkojë si asnjëherë tjetër si objektiv kombëtar pa interesa partiake,”- theksoi Meta.

Më tej ai falënderoi të gjithë aktorët që mbështetën integrimin Shqipërisë dhe bënë të mundur marrjen e statusit kandidat. “Në një të shkuar jo të largët ne ishim vendi më i izoluar i Evropës sot jemi pjesë e saj. Dua të falënderoj të gjithë kontributorët për arritjen e kësaj dite brenda dhe jashtë vendit. Duhet të falënderojë më gjitha vendet anëtare që në unitet të plotë u shprehën po. Dua të falënderoj presidencën greke dhe përpjekjet e tyre të palodhura dhe Komisionin Evropian. Një falënderim të veçantë për Parlamentin Evropian për përkrahjen pa rezerva që i kanë dhënë statusit kandidat.”- u shpreh Meta.

Shpëtim Idrizi

Jo vetëm një fitore të shqiptarëve por edhe të Evropës e ka cilësuar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi marrjen e statusit kandidat. Ai u shpreh se statusi ndoshta duhej të ishte marrë më parë por mbeti peng i mungesës së frymës së bashkëpunimit. Ai theksoi se rruga drejt anëtarësimit është e gjatë.

“Është një fitore e Evropës përveçse e jona dhe e gjithë shqiptarëve. Statusi u vonua kaq shumë sepse mbeti peng i mungesës së frymës së bashkëpunimit. Evropa me gjithë problemet e brendshme që ka nuk mund ta lejë jashtë Shqipërinë.

Duhet të bëjmë shumë mirë detyrat e shtëpisë është e vështirë të dimë se sa shpejt politika shqiptare do i bëjë mirë detyrat e shtëpisë. Është një orientim shumë i mirë drejt që atyre që duhet të përmbushim. Në dy tre vitet e fundit ishte bërë një nga ato ëndrrat e shqetësuara pasi kemi aplikuar tre herë.”- u shpreh Idrizi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si e vranë Artan Santon. (video)

   Tiranë - Për herë të parë...

Close