|E premte, Korrik 28, 2017

Meta e Panariti inagurojnë rehabilitimin e kanalit vaditës Vjosë-Levan –Fier 

Fier – “LSI mbështet rekomandimet e plota të OSBE-ODHIR për të garantuar transparencë maksimale dhe zgjedhje me standarte europiane dhe të pakontestueshme”. Kështu ka deklaruar kreu I kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së Ilir Meta, i pyetur në lidhje me reformën zgjedhore gjatë një vizite që ai ka bërë në fshatin Kafaraj në Fier.

Meta ka theksuar se të gjitha partitë politike duhet të tregojnë vullnet për të respektuar standartet e zgjedhjeve dhe sidomos procesin e dekriminalizimit, ndërkohë që ka paralajmëruar masa të rënda për të gjithë ata që përpiqen të cënojnë votën dhe dëshirën e shqipëtarëve.

I pranishëm në inagurimin e rehabilitimit të Kanalit Vaditës Vjosë-Levan –Fier, shoqëruar edhe nga Ministri I Buqësisë Edmond Panariti, kreu i Kuvendit Meta ka theksuar rolin që ka bujqësia si një faktor tepër i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërkohë nga ana tjetër duke folur pikërisht për rehabilitimin e këtij kanali, ministri Panariti është ndalur tek roli i vecantë i vaditjes në sektorin e bujqësisë, duke theksuar se pa ujë nuk ka bujqësi, ndërkohë që ka shtuar se falë punës së bërë nga ana e ministrisë që ai drejton në bashkëpunim me bordin e kullimit, është bërë e mundur dyfishimi I eksporteve.

Kanali vaditës Vjosë-Levan-Fier ka një gjatësi prej 32 Km, ndërkohë që nga rehabilitimi i tij do të përfitojnë vaditje rreth 27 mijë ha tokë. Ndërkohë gjatë kësaj vizite, kreu I kuvendit Meta dhe Ministri Panariti janë ndalur edhe në inspektimin e punimeve për pastrimin e kanalit kullues në fshatin Qarr.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza https://t.co/U9Umn4jVk4 https://t.co/nWjE6aKWSS
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KE sot mund të publikojë raportin për vizat

Kosovë - Burimet jozyrtare në Bruksel i kanë thënë “Kohës Ditore” se ka mundësi që raporti i Komisionit Evropian për...

Close