|E martë, Dhjetor 12, 2017

Meta – PE : Biznesi, të arrijë standartet e BE-së. 

metaTiranë – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një përfaqësi të sipërmarrësve shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve.

Gjatë takimit, Meta falënderoi sipërmarrësit për angazhimin tuaj në Parlamentin Europian të Sipërmarrjes dhe premtoi se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë në dispozicion të biznesit shqiptar. Kryetari i Kuvendit theksoi se mbështetja për sipërmarrësit shqiptar është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit për rritjen e punësimit.

Gjithashtu, Meta siguroi biznesin se do të ketë mbështetjen Kuvendit në këtë përfaqësim dhe për të ndërtuar një axhendë të përbashkët në mënyrë që të mbështetet edhe më mirë sipërmarrja shqiptare.

“Do të falënderoj për angazhimin tuaj në Parlamentin Evropian të Sipërmarrjes edhe për përfaqësimin që keni mundur t’i bëni sipërmarrjes tonë në vendet evropiane dhe çdo ditë Parlamenti ynë do të jetë në dispozicion të sipërmarrjes shqiptare. Sepse mbështetja për sipërmarrësit tanë është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, për rritjen e punësimit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për Parlamentin se sa sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të pandarë me njëra-tjetrën dhe janë interesi i parë i çdo qytetari”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se sipërmarrja shqiptare duhet t’i paraprijë standardeve evropiane të sipërmarrjes në funksionimin e ligjit dhe të drejtësisë, të funksionimit të ekonomisë së tregut, të klimës së biznesit, në mënyrë që Shqipëria falë edhe rritjes së mëtejshme të sipërmarrjes dhe standardeve evropiane, të arrijë sa më shpejtë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kapen 22 klandestinë në kamion frigoriferik

22 klandestinë, të gjithë shqiptarë dhe kosovarë...

Close