|E shtunë, Janar 20, 2018

Meta – As Perëndia smë çon para drejtësisë, jo më kryeministri Edi Rama. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sonte se as Perëndia se çon para drejtësisë, jo më kryeministri Edi Rama.

Meta u pyet nga gazetari Ilir Babaramo nëse nëse ka frikë nga drejtësia dhe ai iu përgjigj se as Perëndia nuk më çon para drejtësisë.
“Me vjen keq të jap përgjigje për një lojë mediatike. Rama e di mirë këtë gjë dhe unë mendoj se nuk e ka pasur për mua. Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më tremb mua me drejtësi apo padrejtësi.
Unë jam një politikan të cilit i janë shkelur të drejtat , i cili ka kërkuar vetë të hetohet.
Unë bindem vetëm drejtësisë së popullit shqiptar. Jam këtu ku jam dhe do të qëndroj”.
Ndërkohë, i pyetur nëse zgjedhja e kryeprokurores vetëm me votat e maxhorancës, do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve
të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër“.në politikë për një kohë të gjatë”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja lista me pikët e fituesit të fundit raundi i I faza e II

Tiranë - Agjencia Kombëtare e...

Close