|E diel, Dhjetor 17, 2017

Meta takim me opozitarët në Maqedoni . 

meta - ahmetiMaqedoni – Kryeparlamentari Meta në ditën e dytë të vizitës së tij në shtetin fqinjë, ka zhvilluar takime krerët e opozitë në Maqedoni Mendu Thaçi dhe Zoran Zajev. Gjatë takimit që zhvilloi me kreun e PDSH-së Mendu Thaçi, kreu i Kuvendit Meta përsëriti edhe njëherë mesazhin për ndarjen proporcionale të buxhetit dhe përshpejtimin e realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e faktorit shqiptarë për të forcuar stabilitetin në Maqedoni, në mënyrë të veçantë integrimin e tyre në të gjitha institucionet, për realizimin e plotë dhe të përshpejtuar të Marrëveshjes së Ohrit. Njëkohësisht për të shtuar mbështetjen për Maqedoninë Perëndimore, si në drejtim të buxhetit, si në drejtim të investimeve të huaja, pasi dihet që problemet sociale, veçanërisht ai i papunësisë është një problem mjaft i mprehtë, sidomos për të rinjtë”, deklaroi Ilir Meta, Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi theksoi se vendi aktualisht qëndron keq në dy sferat kyçe për mbijetesën e shtetit, integrimin në strukturat euro-atlantike dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve. Ai e siguroi përfaqësuesin e shtetit shqiptar se PDSH-ja nuk do të jetë pengesë për realizimin e këtyre dy çështjeve. Ndërsa gjatë takimit me liderin e opozitës maqedonase Zoran Zajev, Meta vleresoi angazhimet e opozitës për proceset integruese të Maqedonisë. Kryeparlamentari theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes dhe debatit në Parlament për çështjet e integrimit dhe demokracisë.

Ahmeti
Gjatë vizitës në Maqedoni, kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte parashikuar një takim zyrtar me kreun e BDI-së i cili është edhe pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoni, Ali Ahmeti. Ndërkohë, aksidenti që pësoi atuomjeti ikreut të PDI-së për gjatë rrugës për në zyrën e tij në Tetovë, anulloi gjithcka.

Më pas ka qenë kryeparlamentari shqiptar Meta që ka vizituar në spital kreun e BDI-së, ku po merr ndihmën e parë dhe që është jashtë rrezikut për jetën. “Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhepse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë”, shkruan në rrjetin social “Facebook”, kreu i PDI-së Ali Ahmeti.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zbulohet shërimi i autizmit

Në një trajtim të fundit të autizmit,...

Close