|E diel, Shtator 24, 2017

Meta me të rinjtë në Jalë: Jeta ime politike 

Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta mbrëmjen e sotme ishte në Jalë, në aktivitetin e të rinjve socialdemokratë IUSY, organizuar nga LRI dhe me mbështetjen e FRESSH.
Gjatë fjalës së tij Meta kërkoi një bashkëpunim më të madh të të rinjve jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Ndër të tjera Meta u shpreh se jeta e tij është e lidhur ngushtë me të rinjtë dhe se shpresonte që të ketë bërë më të mirën për ta.

“25 vite më parë në udhëtimin tim për herë të parë jashtë Shqipërisë, vendi më i izoluar në Evropë pata fatin të shkoja në Danimarkë, ishte një seminar për demokracinë, por unë kisha vetëm një qëllim në mendjen time, për të vendosur kontakte me të rinjtë socialdemokratë danezë. Përmes takimit me ta, gjatë asaj vizite unë pata mundësinë të takohesha edhe me anëtaren e byrosë dhe nga ai moment lidhja ime me IUSY ka qenë e jashtëzakonshme. Shumë presidentë të IUSY kanë vizituar Shqipërinë ndër vite, duke dhënë një kontribut të veçantë në përparimin e demokracisë në vendin tonë. Ajo që dua tju them është se jeta ime politike lidhet me të rinjtë dhe shpresoj të kem bërë më të mirën duke i mbështetur ata të jenë sa më aktivë në politikë. E ardhmja ka sfida shumë më të mëdha sot se para disa vitesh, të rinjtë kanë dy rrugë ose do jenë pjesë të këtyre ndryshimeve ose viktima. Unë u kërkoj të gjithëve të forconi bashkëpunimin mes të rinjve, jo vetëm në Shqipëri, por kudo, se vetëm në këtë mënyrë do ketë ndryshime pozitive”, tha Meta.

Fjala e plote

Mirëmbrëma IUSY,

25 vite më parë, në udhëtimin tim të parë jashtë Shqipërisë, në vendin më të izoluar në Evropë, pata fatin të shkoja në Danimarkë.

Ishte një seminar për demokracinë, por unë kisha vetëm në qëllim në mendjen time, për të vendosur kontakte me të rinjtë socialdemokrat danez.

Dhe përmes takimit më në fund me të rinjtë socialdemokrat danez, gjatë asaj vizite unë pata mundësinë të takohesha edhe me anëtarin e byrosë së IUSY dhe nga ai moment lidhja ime me IUSY ka qenë e jashtëzakonshme, por edhe e IUSY-t me Shqipërinë.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjuha greke , gjuhë e dytë në shkollat ruse

Gjuha greke do të jet gjuha e dyt që do të mësohet në shkollat ruse. Vendimi përfundimtar dhe miratimi i...

Close