|E enjte, Qershor 29, 2017

Meta : Zgjedhjet çojnë LSI-në në një stad të ri me vizion për vendin 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka votuar rreth orës 11:40 minuta në zgjedhjet brenda partisë së tij.

I pyetur se për kë kishte votuar, Meta u shpreh se vota është e lirë, duke theksuar se vendimin më të vështirë e ka pasur për përzgjedhjen e kandidatëve nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Ai tha se shpresonte që votimi ta çonte në një stad të ri këtë parti, duke shtuar se LSI do të jetë në lartësinë e duhur në vizionin e saj për të ardhmen e vendit.

-Për këtë votuat?

Meta: Vota është e lirë, por u mendova shumë sepse nuk doja të hiqja asnjë emër tek Lëvizja Rinore për Integrim, por u detyruar të hiqja disa. Ishte një proces pozitiv. Do të çlirojë energji më të mëdha brenda LSI-së sepse është një angazhim për ta çuar këtë parti në një stad më të ri përmes kësaj pjesëmarrje, kësaj vote, përmes kësaj atmosfere konkurrence me qëllim të përbashkët se si LSI të jetë në lartësinë e duhur, për të patur një vizion më të plotë për të ardhmen e vendit, por njëkohësisht edhe një organizim dhe funksionim shumë më të mirë cilësor dhe përfaqësues për të realizuar këtë vizion.

Mendoj se gara është ajo që keni parë dhe do të shohim deri në fund të procesit. Besoj që të jetë një moment i ri i garave më të rëndësishme.

-A do të ketë ndonjë surprizë?

Meta: Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ravajol Hasani, nga shef kuzhine në aktor, në kërkim të “shtëpisë së humbur”

Adam Jones (Bradley Cooper), në filmin “Burnt” është  është një shef kuzhine, i cili e shkatërroi karrierën me drogën. Por...

Close