|E hënë, Tetor 23, 2017

Meto ne dileme per te ardhmen. 

Fier – Meto-300x202Merkato sapo ka “hapur” dyert, dhe emrat në qarkullim janë të shumtë e të përditshëm. Ekipet dhe lojtarët janë në çdo çast në pritje të ofertave të ndryshme. Por në këtë “valë” të nxehtë, është edhe ajo pjesë futbollistësh që nga fillimi e merkatos i ka gjetur me kontrata të përfunduara. Një ndër këta emra është edhe Agim Meto. Mesfushori 28-vjeçar, përfundoi sezonin me ekipin e Bylisit dhe tashmë është një lojtar pa ekip. Meto njihet për aftësitë e tij teknike, rezistencën dhe për një rendiment të lartë në mesfushë. Agim Meto do të ishte një vlerë e shtuar dhe me formimin e tij teknik, ku mund ti garantojë çdo mesfushe të Superligës më shumë “frymëmarrje”.
Në Fier ,ende emri i tij i ndez gjakun tifozerisë, një futbollist cilësor, me eksperiencë të gjatë, i pa lodhur dhe i përkushtuar. I kontaktuar nga redaksia e “Gazeta e Sportit”, Meto konfirmon faktin se është në kërkim të një ekipi. “Për momentin nuk kam asnjë ofertë konkrete dhe jam në kërkim të një ekipi për sezonin që vjen”, tha Meto. Kujtojmë që krahas Metos, shumë lojtarë tjerë të Bylisit vuajnë pasojat e dënimit të skuadrës pas përjashtimit nga Superliga.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aleksandër Meksi – Qeveria po krijon përçarje

Tiranë - Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, duke folur nën cilësinë e arkeologut, thotë se prishja e Kishës në Dhërmi, është një...

Close