|E mërkurë, Janar 24, 2018

Michael Jackson, Xscape ne vend te pare ne 52 vende te botes. 

USA – Michael-Jackson-Xscape-CoverAlbumi më i ri i Michael Jackson, Xscape, që në javën e parë të daljes në treg është renditur në vendin e parë në 52 vende të botës, duke thyer sërish rekord shitjesh, edhe pas vdekjes.
Sipas mediave ndërkombëtare, albumi “Xscape”, ndodhet në vendin e parë në Britaninë e Madhe, në Francë, Belgjikë, Danimarkë, Meksikë, Spanjë etj. Këngët e albumit “Xscape” janë realizuar nga mbreti i popit kur ai ishte gjallë, por nuk bënin pjesë në listën e këngëve të tij të preferuara ndaj nuk e panë kurrë dritën e diellit.
Ishte presidenti i “Sony Music”, LA Reid, i cili vendosi që këto këngë të dilnin në treg për publikun, duke i përpunuar në studio nën drejtimin e producentëve Timberland, Darkchild dhe Stargate.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Real Madrid “Zot” në Globe Soccer Awards .

Champions League, Botërori për klube,...

Close