|E premte, Shkurt 23, 2018

Milan me stadium të ri . 

m6Itali – Pas premtimeve vjen dhe komunikata zyrtare. Milani ka prezantuar moketin e projektit zyrtar për stadiumin e ri. Do të jetë një stadium shumë milanez, në kuptimin që është projektuar për të interpretuar thellësisht identitetin e qytetit, një stadium futuristik por që nuk është thjesht i tillë, pasi më tepër ngjason me një zonë të Milanos, pikërisht në Portello aty ku tashmë është ndërtuar Casa Milan.

Ëndrra e Barbara Berlusconit që merr formë parashikon ndërtimin e një qendre të vërtetë urbane, me impiantin që do të ketë në brendësi të tij, një hotel, një lice sportiv, restorante, parqe lojërash për fëmijët, hapësira për artistët e rinj dhe të tjera shërbime që do të jenë të dobishme për qytetin. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 48 mijë vendesh dhe objektivi është që struktura e re të inagurohet për sezonin 2018-2019. Lartësia e tij nuk do t’i kalojë 30 metrat nga bazamenti ndërsa San Siro është mbi 60 metra i lartë dhe falë teknologjisë së re dhe mbulimit portativ do të reduktohen në minimum edhe zhurmat që nuk do të ndihen në ambientet e jashtme. Arup, shoqëria që e ka projektuar është lider botëror në sektorin e inxhinerisë dhe ka realizuar veç të tjerash edhe stadiumin e Bajernit të Mynihut dhe stadiumin e ri të Pekinit. Preventivi parashikon në total një investim prej rreth 320 milionë Eurosh dhe tani projekti duhet të marrë miratimin në mënyrë që ëndrra të kthehet në realitet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Forcohet siguria online

Komisioni Europian ka propozuar rregulla...

Close