|E premte, Prill 28, 2017

Miliona maerikane sot votojnë 

Dhjetëra milionë amerikanë sot do të vendosin nëse “çelësat” e Shtëpisë së Bardhë do t’i takojnë kandidates demokrate Hillary Clinton apo republikanit Donald Trump. Një ekip i gazetës “Zëri” po i përcjellë zgjedhjet presidenciale nga kryeqendra amerikane.

Votuesit amerikanë sot do të vendosin nëse “çelësat” e Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar do t’i takojnë kandidates demokrate Hillary Clinton apo republikanit Donald Trump.

Sondazhet që po publikohen nga mediet amerikane janë në favor të ish-sekretares amerikane të shtetit, e cila po ia rrezikon seriozisht rrugën për në Shtëpinë e Bardhë kundërkandidatit të saj republikan.

Sipas sondazheve të CNN-së, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA Hillary Clinton po udhëheq bindshëm në New Hampshire dhe në Pennsylvania. Në New Hampshire Clinton është në avantazh prej tri pikëve (44%) në krahasim me kundërshtarin republikan Trump (41%). Ndërsa një sondazh i realizuar nga Universiteti i New Hampshire, i publikuar të hënën (dje), Clinton është para Trump-it për 11%, përkatësisht 49% me 38% në favor të kandidates demokrate.
Kjo e fundit, po ashtu sipas CNN-së, udhëheq në betejën për shtetin krucial për këto zgjedhje, Pennsylvania me 47%, në raport me 42% për Donald Trump.

Edhe në shtetin e Karolinës Veriore sondazhet tregojnë përkrahje për 45 për qind për Clinton, krahas 43 për qind për Trump, ndërsa në Florida përkrahja për dy kandidatët sillet rreth 45 për qind.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Foto hit në internet. Shfaqet në qiell harta e Shqipërisë dhe Skënderbeu https://t.co/jdtwSfeYdR https://t.co/ko8rMn0Pz3
11,371 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Raporti i KE dhe përvjetori i qeverisë.

Tiranë - Sa herë që Bashkimi Europian harton një dokument ku flitet për Shqipërinë, ky mund të konsiderohet si raporti...

Close