|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Ministri i financave, nuk ka bashkëpunim me Trojkën . 

156606Greqi – Greqia nuk ka ndërmend të negociojë kushtet e borxhit të saj me Trojkën. Qëndrimi i prerë i qeverisë së re të Athinës u bë sot publik nga ministri grek i financave Yanis Varoufakis pas takimit me kreun e Eurogrup Jeroen Dijsselbloem.

Varoufakis tha se Greqia nuk do të negociojë me BE dhe FMN-në por se kërkon bisedime të drejtpërdrejta me liderët e eurozonës në përpjekje për të anuluar më shumë se gjysmën e borxhit të saj. Por presidenti i Eurogrup Dijsselbloem paralajmëroi Greqinë të mos ndërmarrë veprime të njëanshme të cilat nuk do të sjellin asnjë zhvillim. Sipas tij qeveria e re greke nuk duhet të hedhë në erë gjithçka është arritur në vitet e fundit dhe duhet t’i përmbahet angazhimeve të saj për reforma.

Ndërkohë ka ardhur paralajmërimi i Gjermanisë e cila nuk është aspak e gatshme të lëshojë pe ndaj borxhit grek. Ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble, deklaroi se nuk do të lejojnë askënd të na shantazhojë duke theksuar kështu JO-në e prerë të Berlinit ndaj një kërkese të qeverisë së Alexis Tsipras për reduktimin e borxhit grek.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Puntorët e KPTHN në Ballsh në protestë për pagat

Mallakastër - Protestë para administratës së ndërmarjes...

Close