|E enjte, Tetor 19, 2017

Miratohen dëmshpërblimet për pedonalen e re 

Lushnje – Qyteti i Lushnjës do të ketë një pedonale të re.

Qeveria shqiptare ka vendosur që të nisë shpronësimet në favor të Bashkisë Lushnjë për interes publik me qëllim dëmshpërblimin e pasurive të pronarëve privatë që preken nga realizimi i projektit “Pedonalja ‘Abaz Bej Lushnja’”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, ku është akorduar një fond prej rreth 12 milionë lekësh.

“Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 12 165 523 (dymbëdhjetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e njëzet e tre) lekësh”, thuhet në pikën 13 të vendimit.

Për të përfituar dëmshpërblimin, banorëve ju duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme, ndërsa shpronësimi do të nisë datën e botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Projekti është hartuar vitin e shkuar në kuadër të projekteve transformuese të qendrave të qyteteve.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Alibeaj – Droga pengon integrimin

Kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj denoncoi trafikun e drogës që sipas tij kapet përditë nëpër...

Close