|E martë, Shtator 19, 2017

Miratohet kredia për ByPass-in e Vlorës. 

16-tetor-Mbledhje-Qeverie    Tiranë – Pavarësisht mungesës së Kryeministrit Rama, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e zv/kryeministrit Niko Peleshi ka miratuar në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për marrjen e një kredie.

Shuma që do të merret si kredi nga BEI kap shumën e 18 milionë eurove dhe do të shërbejë për ndërtimin e projektit të ByPass-it të Vlorës.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për miratimin e Kredisë

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR BYPASS-IN E VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI :

Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për bypass-in e Vlorës, me një kredi në shumën 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kapen 2,6 kg heroinë, pranga korrierëve shqiptarë

Itali - Policia italiane ka arrestaur dy shqitparët Seli Dervishi 33 vjeç dhe Eglantin Milaqi 30 vjeç me akuzën e...

Close