|E hënë, Nëntor 20, 2017

Monitorimi, ujrat e plazheve tona, te fundit ne Europe. 

drinkNjë raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka përfshirë në studimin e saj për cilësinë e ujërave edhe Shqipërinë. Përveç raportit, ajo ka botuar një hartë të zonave me tregues të cilësisë. Ajo çka është për t’u përgëzuar është fakti që mbi 94 % e ujërave për larje në Europë plotësojnë standardet minimale të cilësisë.
Kryeson listën me ujin më të pastër në Europë, Qipro me cilësi 100%, më pas vijnë Luksenburgu, Malta, Kroacia dhe Greqia. Ndërsa shtetet me treguesit më të ulët të cilësisë janë Estonia, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja dhe Irlanda.
Më keq nga të gjithë në Europë është Estonia me 5.7% të ujërave të papërshtatshëm për t’u larë. Megjithëse në listën e mësipërme nuk përmendet Shqipëria, kjo nuk e përmirëson aspak situatën. Këtë e tregojnë më së miri raportet e përvitshme nga specialistë të Shëndetit Publik.
Sipas burimeve, 8.2% e ujërave në Shqipëri janë të papërshtatshëm për të bërë not. Megjithatë, në raport thuhet se Shqipëria nuk është krahasuar direkt me pjesën tjetër të Europës, pasi është hera e parë që është përfshirë në studim.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Cana dhe Shaqiri urojnë kampionen e xhudos Kelmendi (fotot)

Gëzimit për suksesin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, i është gëzuar edhe...

Close