|E hënë, Shtator 25, 2017

Mortajat serbe, në duart e milicisë kurde 

Ministria e Tregtisë në Serbisë dhe prodhuesi shtetëror i municioneve Krusik, kanë zbuluar se mortajat e gjetura te një milici kurde në Siri ishin nga një grup armësh të shitura te Komanda e Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM. SOCOM, i cili është përgjegjës për sigurimin e armëve për rebelët e mbështetur nga SHBA që luftojnë ISIS-in në Siri, ka mohuar blerjen e predhave edhe pse iu paraqitën deklaratat që mbështesnin këtë.

Zbulimi duket se konfirmon se milicitë kurde në Siri po merrnin municione të blera nga SHBA kohë më parë se presidenti amerikan, Donald Trump, të vendoste në maj të hiqte ndalimin për armatosjen e tyre.

Nuk është e qartë se si Njësitë e Mbrojtjes të Popullit Kurd, të njohura si YPG, që janë një pjesë kyçe e grupit anti-ISIS të mbështetur nga Pentagoni, të quajtur Forcat Demokratike të Sirisë, SDF, ia dolën t’i merrnin predhat në vitin 2016.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama vazhdimisht premtoi se vetëm njësitë arabe të SDF do të merrnin pajisje për të shoqëruar Turqinë, aleaten e NATO-s, e cila e quan YPG si një organizatë terroriste.

Në gusht 2016, një grup rebel i mbështetur nga turqit i njohur si Legjioni Sham bëri progres ndaj YPG në Siri veriore pranë kufirit turk, duke kapur sasi të madhe kallashnikovësh dhe municionesh të tjera.

Fotot e kësaj ngarkese, të analizuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, zbuluan disa municione serbe 120mm për predha.

Municioni kishte numrin “KV 01/15”, që ishte i dukshëm në fotot e publikuara. Numri ID nuk është unik, por tregon se këto armë janë pjesë e të predhave të prodhuara në vitin 2015 nga fabrika shtetërore e municioneve Krusik në Valjevo, në Serbinë perëndimore.

Ministria e Tregtisë në Serbi i tha BIRN-it dhe OCCRP se 8,860 predha prej numrit “KV-01/15” i ishin dhënë Kamerunit dhe Arabisë Saudite – asnjëra prej të cilave në anën e rebelëve kurdë në Siri – dhe bazës amerikane të SOCOM-it në Kuvajt, një bazë e madhe logjistike për programin e Pentagonit për armatosjen e rebelëve sirianë.

Ministria nuk pranoi të saktësonte numrin e mortajave për çdo destinacion, por shtoi se dërgesa në Kuvajt u bë nëpërmjet një firme amerikane të paidentifikuar.

Krusik shtoi në deklaratën e vet se 602 predha u eksportuan në Kamerun dhe 270 predha në Arabinë Saudite, ndërsa pjesa tjetër e mbetur 7,988 iu shitën Yugoimport-it, ndërmjetësit serb të armëve shtetërore, në paketime 4,000, 3,938 dhe 50. Megjithatë, kompania nuk e zbuloi destinacionin e tyre përfundimtar.

Dy deklaratat zyrtare tregojnë se 7988 predha u transferuan te SOCOM-i në Kuvajt, por Ministria, kompania Krusik dhe Yugoimport nuk pranuan të konfirmonin këtë.

Prova të mëtejshme të transferimit jepen përmes dokumenteve të transportit ajror Rrugës së Mëndafshit të Azerbajxhanit të rrjedhura online në qershor. Këto zbulojnë se në shkurt 2016, 4000 predha të të njëjtit tip të gjetura në Siri iu dhanë SOCOM në Kuvajt përmes Yugoimport duke përdorur kompanitë amerikane Chemring Military Products dhe UDC USA Inc.

Prej mungesës së numrave specifik në dokumentet e transportit dhe prej mungesës së konfirmimit nga firmat dhe autoritetet e përfshira, është e pamundur të thuhet me siguri se kjo dërgesë lidhet me predhat e gjetura te kurdët në Siri, megjithëse datat dhe shifrat përputhen me informacionin e ofruar nga autoritetet serbe.

SOCOM tha në një deklaratë me shkrim se nuk kishte blerë mortaja nga ky grup, por nuk iu përgjigj kërkesave për sqarime pasi u përball me të dhëna zyrtare nga Serbia.

alb365/BIRN/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vuçiç : Presim qeverinë e re për të vijuar bisedimet me Kosovën.

    Serbi - Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se në javën e ardhshme, bashkë me kryetarin Tomislav Nikoliç, do...

Close