|E hënë, Tetor 23, 2017

Moska organizohet te sfidoje Ameriken. 

putin-deal  Moske – Rusia ka krijuar Unionin Ekonomik Euroaziatik me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, i cili do të sfidojë fuqinë ekonomike të SHBA, BE dhe Kinës. Presidenti rus Vladimir Putin, u takua në Astana me homologët e dy vendeve për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e një blloku të madh tregtar, e cila do të hyjë në fuqi më 1 Janar të 2015, sapo të marrë miratimin e parlamenteve të tre vendeve.

Putin u shpreh se takimi i sotëm është i veçantë dhe ka një domethënie historike. Dokumenti i ngre tre vendet tona në një nivel të ri integrimi, duke ruajtur në të njëjtën kohë sovranitetin e plotë, shtoi ai. Ndërsa presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, u shpreh se ky union kishte një rendësi historike për të ardhmen e tre vendeve. Presidenti rus Vladimir Putin, vendi i të cilit aneksoi në muajin mars gadishullin e Krimesë, e mohoi që unioni të ishte pjesë e një përpjekjeje për të rikrijuar një Bashkim Sovjetik sa më të madh.

Putin u shpreh se nga bashkëpunimi mes tre vendeve, të cilat së bashku kanë një popullsi mbi 170 milionë banorë dhe një produkt të brendshëm bruto rreth 2.7 trilionë dollarë, do të përfitojë çdo vend në mënyrë kolektive dhe të pavarur.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vendimi qeverisë – Ja kush përfitonë 1 milion lekë të vjetra shtesë çdo muaj

Tiranë - Qeveria “shpërblen” me 1 milion lekë të vjetra çdo muaj rreth 136 nëpunës që do të merren me...

Close