|E premte, Shkurt 23, 2018

Moti keq përfshin Ballkanin . 

47623Dëbora që ka filluar që dje në Kroaci, Slloveni dhe Bosnje u ka shkaktuar shumë probleme banorëve të zonave të këtyre vendeve, ndërkohë që janë parashikuar reshje të tjera të saj.

Në Kroacinë Qendrore priten reshje të rrëmbyeshme të dëborës mbi 30 centimetra, ndërsa dëbora me shi do të përfshijë Sllavoninë dhe Adriatikun Verior. Shtresa e dëborës në Zagreb u rrit ndjeshëm, ndërsa pjesë të caktuara të qytetit kanë ngelur pa energji elektrike.

Kod i Kuq i paralajmërimit për mot të keq vlen për Gospiçin, Krlovacin dhe Rijekën. Për momentin më shumë dëborë ka në Ogulin, mbi 55 centimetra. Në shumë rrugë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa disa janë edhe të pakalueshme.

Pajisjet dimërore dhe zinxhirët janë të obligueshëm për pjesëmarrësit në komunikacion. Pas reshjeve të mbrëmshme të dëborës në Bosnje, që edhe sot në mëngjes nuk ndaluan së reshuri në pjesën më të madhe të kantonit Unsko-Sansiki, ka vështirësi serioze mes banorëve lokalë.

Lartësia e shtresës së dëborës është mbi gjysmë metri, ndërsa pritet që të rritet gjatë ditës. Shumë lagje mbetën pa energji elektrike, shkollat nuk punojnë, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar si për shoferët ashtu edhe këmbësorët. Më e vështirë është gjendja në Bahiç dhe Sazin, ku dëbora bie intensivisht.

Gjithashtu është mbyllur edhe vendkalimi kufitar Izaçiç për të gjitha automjetet. Meteoalarm për sot dha Kod të Portokalltë të paralajmërimit për shkak të reshjeve më intensive të dëborës në Bosnjën Veriperëndimore. Stuhia dhe dëbora shkaktojnë probleme në rrugët e Sllovenisë, ndërsa autoritetet këshillojnë shfrytëzim të transportit publik.

Për shkak të kushteve të këqija të motit janë mbyllur vendkalimet kufitare të caktuara për automjetet. Autoritetet në zonën Evros në Greqinë Veriore evakuan dy vendbanime përgjatë rrjedhës së lumit Maricë pas reshjeve intesive, të cilat shkaktuan përmbytje në rajon. Operacioni është ndërmarrë, pasi digat pranë shtretërve të Maricës janë rrëzuar, që ka sjellë deri në përmbytjen e fshatit Laginë.

alb365.com/atsha

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ngricë dhe dëborë , ja rrugët që kalohen me zinxhirë

Reshjet intensive të dëborës kanë...

Close